Aleksandar Vuçiq, deklaroi se, si President i Serbisë, ai nuk mund të nënshkruajë Ligjin për Komunitetet e të njëjtit seks, nëse Asambleja Kombëtare e miraton atë, sepse ai është “i detyruar të mbrojë Kushtetutën”.
“Kushtetuta i referohet Ligjit të Familjes, i cili përcakton martesën si një bashkim i rregulluar ligjërisht i një burri dhe një gruaje. Prandaj, nuk do të isha në gjendje të nënshkruaj ligjin për bashkimet e të njëjtit seks dhe do ta ktheja atë në Asamblenë Kombëtare”, tha Vuçiq, raporton n1.
Ai shtoi se nuk përjashtoi mundësinë që ndryshimet e paralajmëruara të Kushtetutës, të cilat aktualisht kanë të bëjnë vetëm me gjyqësorin, të përfshijnë dispozita që do t’u mundësonin komuniteteve të tilla pakicë të ushtrojnë të drejtat e tyre, por që dokumenti më i lartë ligjor është i qartë për tani.
I pyetur se cili është qëndrimi i tij personal ndaj ligjit, ai thotë se e tregoi atë duke zgjedhur Ana Brnabiqin si kryeministre, por gjithashtu se nuk është një avokat i flaktë i komuniteteve të të njëjtit seks.
Ai shtoi se nuk ishte i interesuar për reagimet e komplotistëve ose kundërshtarëve të komuniteteve të të njëjtit seks, por që Serbia duhet të bëhet një “vend modern dhe normal”, por në të cilin respektohet rendi ligjor.