Zgjedhjet lokale do të mbahen në tetorë ndërsa partitë politike akoma nuk kanë dalur me programet e tyre për tu shpjeguar qytetarëve se si mendojnë të qeverisin me pushtetin lokal për një mandate të ri.
Sipas profesorit universitarë Bashkim Selmani edhe kësaj radhe partitë politike nuk do tu kushtojnë rëndësi programeve duke u fokusuar kështu më shumë tek kandidatët përmes të cilëve do të synojnë fitoren.“Për sa u përket programeve aktualisht shum pak u kushtohet rëndësi edhe pse kanë kaluar shum vite deri më tani qytetarëve nuk u ofrohet një program me të cilin do të betoheshin partitë politike para votuesve të cilët do të synonin interesat e tyre nacionale por përkundrazi tanimë siç duket më tepër janë fokusuar për kandidatët dhe shifet pjesa e cila insiston që nëpërmjet kandidatëve t’i fitojnë edhe zgjedhjet. Duke ditur përvojën e komunave se si funksionojnë ata nga ana materiale dhe zhvillimi i komunave shqiptare në aspektin praktik si qytetarë të lirë do të shohim se pa një autonomi fiskale nuk do të ishte në interesin e kombit shqiptarë dhe partive politike shqiptare.”, tha Bashkim Selmani, profesor universitarë.
Selmani është i mendimit se zgjedhjet lokale do të sjellin shum të papritura.“Këto zgjedhje do të jenë me shum të papritura me shum koiçidenca për arsye se kemi taborin shqiptarë brenda LSDM-së dhe kemi taborin shqiptarë për ballë partive politike LSDM dhe VMRO dhe kjo do të jetë ajo gara me të cilën do të jetë më tepër zgjedhje mes partive politike dhe kandidatëve por jo edhe programeve të tyre për arsye se aktualisht asnjë program asnjë parti politike nuk ka shpallur deri më tash.”, tha Selmani.Nëse partitë politike do të konkurojnë me kandidatë të cilët kanë futur komunat në borxhe të larta publike do të jetë gabimi i radhës vlerson Selmani e që sipas tij partitë politike mund ta përsërisin. /Kohamk/