DEFINIMET PROBLEMATIKE KUSHTETUESE TË VITIT 1991 (2)
Sefer TahiriProfesor universitar KUSHTETUTA E VITIT 1991 Nëse Kushtetuta e vitit 1974 kishte qasje të avancuar ndaj të drejtave kolektive përkatësisht statusit të shqiptarëve dhe turqve, Kushtetuta e vitit 1991, e miratuar pas referendumit të 8 shtatorit të vitit 1991, të cilin shqi ptarët e bojkotuan, popullatën shqiptare dhe pjesëtarët e kombeve të tjera që jetojnë në Maqedoni, i emërton me termin e ri kushtetues-juridik nacionalitet. Me siguri si relikt i socializmit, pasi termi i ri ka kuptimin e ngjashëm me kombësi. Politika neokomuniste, duke tentuar që shqiptarët t’i denigrojë kolektivisht në aspektin kushtetues, për shkak të fuqisë së tyre politike (numrit të deputetëve, gjithmonë mbi 20 në Kuvendin e Maqedonisë), për shkak të pranisë demografike (me regjistrimin e fundit në vitin 2020 shqiptarët përbëjnë zyrtarisht 25.17 për qind), por edhe për shkak të fuqisë reale ekonomike që kanë, nuk ua njohu statusin e kombit shtetformues. Por, edhe duke mos dashur t’i trajtojë si pakicë u përcaktua për një zgjidhje hermafrodite apo hibride në përkufizimin e tyre në aktin më të lartë juridik. Nëse termi kombësi ishte shpikje e komunizmit, termi nacionalitet ishte shpikje e gjeneratës politike paskomuniste, i cili vlente për shqiptarët dhe turqit, por edhe për vllahët, romët, boshnjakët, serbët. Terminologjia e përdorur juridike -kushtetuese në monizëm, por edhe ajo e Kushtetutës së vitit 1991 ishin miratuar pa bekimin e shqiptarëve, edhe pse funksionarë të caktuar shqiptarë në komunizëm ka pasur dhe të cilët janë pajtuar me këtë formulim. Megjithatë formulimet e këtilla nuk kanë pasur asnjëherë mbështetje tek opinioni publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, e botuar më 22 nëntor të vitit 1991 Në pjesën hyrëse të Kushtetutës të vitit 1991 thuhet: Duke u nisur nga trashëgimia historike, kulturore, shpirtërore dhe shtetërore e popullit maqedonas dhe nga lufta e tij shekullore për liri kombëtare dhe sociale dhe për krijimin e shtetit të vet, e veçanërisht nga traditat shtetërore juridike të Republikës së Krushevës dhe vendimet historike të KAÇKM-së dhe kontinuitetit kushtetues juridik të shtetit maqedonas si republikë sovrane në Federatën jugosllave, ngavullneti lirisht i shprehur i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në referendumin e 8 shtatorit, 1991, si dhe nga fakti historik se Maqedonia është konstituuar si shtet kombëtar i popullit maqedonas, në të cilin sigurohet barazia e plotë qytetare dhe bashkëjetesa e përhershme e popullit maqedonas me shqiptarët, turqit, vllahët, romët dhe kombësitë e tjera që jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Përderisa gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare garantohet vetëm në nivel lokal (komunal), prandaj krahasuar me Kushtetutën e vitit 1974 kemi restriksion sa i përket kësaj fushe. Njësoj si … Vazhdoni me leximin e DEFINIMET PROBLEMATIKE KUSHTETUESE TË VITIT 1991 (2)
Kopjojeni dhe ngjiteni këtë URL te sajti juaj WordPress që të trupëzohet
Kopjojeni dhe ngjiteni këtë kod te sajti juaj që të trupëzohet