Shtatë ushqime ideale të pasura me magnez

    Magnezi është një prej mineraleve më të dobishme për organizmin.

    Bashkë me kalçiumin dhe kaliumin, magnezi luan një rol thelbësor për shëndetin e zemrës, muskujt dhe kockat.

    Ai ndihmon kundër pagjumësisë, depresionit, migrenës.

    Përpara se t’i drejtoheni farmacisë për të marrë suplementë, lexoni listën e AgroWeb.org me ushqimet më të pasura me magnez të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

    Tërshëra

    Përfitimet e tërshërës janë të panumërta.

    Ajo është e pasur me proteinë, fibër dhe disa vitamina të kompleksit B.

    Një gjysëm racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit.

    Spinaqi

    Kjo barishte e shëndetshme është e pasur me ushqyes të nevojshëm për mbarëvajtjen e organizmit.

    Spinaqi mund të hahet i freskët ose i gatuar.

    Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar.

    Sipas të dhënave një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

    Farat e Kungullit

    Me një sasi prej çerek filxhani çaji me fara kungulli mund të plotësoni 50% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

    Në të njëjtën sasi mund të përfitoni sasi të mëdha të zinkut dhe acideve yndyrore omega-3.

    Farat e Linit

    Farat e linit janë të vështira për t’u tretur nga organizmi ndaj rekomandohet që ato t’i konsumoni në formën e pluhurit që të përthithni sa më shumë vlera prej tyre.

    Farat e linit janë një ndër burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 por edhe të magnezit.

    Në dy lugë të vetme me fara plotësoni 15% të dozës së rekomanduar të këtij minerali.

    Çokollata E Zezë

    Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë, hekur, kalçium dhe vitaminat e kompleksit B.

    Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

    Për përfitime të mëdha konsumoni kakao të papërpunuar që ka sasi më të mëdha të magnezit.

    Avokado

    Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të-pangopura dhe antioksidantët.

    Avokado është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit.

    Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.

    Fasulet E Zeza

    Këto bishtajore janë të pasura me fibër, antioksidantë dhe proteina.

    Një racion me fasule të zeza të gatuara përmban 30% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Lëvizja Besa publikon listën e kandidatëve për Këshillin komunal të Tetovës

    Lajmi i rradhës

    BE: Gjysma e Europës në rrezik nga thatësira

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë