Si mund të përmirësoni shëndetin e tiroides

    Tiroidja është një komponent thelbësor i mirëqenies së trupit tuaj, ndaj duhet të kujdeseni dhe ta mbroni atë.

    Funksioni kryesor është çlirimi i hormoneve që ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit tuaj, i cili nga ana tjetër shërben si burim energjie për funksionet thelbësore të trupit si tretja e ushqimit, qarkullimi i gjakut dhe frymëmarrja.

    Shumë persona në mbarë botën vuajnë nga një formë e sëmundjes së tiroides, ku hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi janë më të zakonshmet.

    Merrni vitamina dhe lëndë ushqyese

    Vitaminat dhe lëndët ushqyese janë të dobishme për të luftuar disa nga shkaqet e zakonshme të problemeve të tiroides si proceset autoimune dhe inflamacionet.

    Ndër to mund të përfshini selenin, zinkun, hekurin, vitaminën D, vitaminën B, vitaminën A dhe E.

    Reduktoni kafeinën

    Kafeina shpejton metabolizmin tuaj. Kjo mund të shkaktojë lehtësim të përkohshëm të simptomave të hipotiroides, por gjithashtu mund të sjellë më shumë stres në gjendrën tuaj.

    Përveç kësaj, njerëzit me sëmundje të tiroides që marrin hormone kanë zbuluar se kafeina mund të bllokojë përthithjen e saj.

    Reduktoni glutenin

    Edhe pse kërkimet vazhdojnë, disa studime tregojnë se reduktimi i marrjes së glutenit mund të ndihmojë me simptomat e hipotiroidizmit.

    Gluteni gjendet natyrshëm në ushqime si gruri, elbi dhe thekra, dhe mund të përdoret gjithashtu si një shtesë ushqimore.

    Mundohuni të largoni stresin

    Stresi mund ta përkeqësojë gjendjen tuaj nëse vuani nga ndonjë çrekullim që lidhet me tiroiden, pasi mund të shkaktojë ngadalësimin e metabolizmit të trupit.

    Ka shumë mënyra për ta larguar atë, si joga, meditimi dhe ushtrimet e frymëmarrjes.

    Bëni ushtrime fizike

    Ushtrimet fizike mund të lehtësojë shumë nga simptomat që lidhen me hipotiroidizmin. Po ashtu mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe masën muskulore.

    Vrapimi, ecja me një ritëm të shpejtë ose të luash një sport të caktuar, mund të përmirësojë shëndetin kardiak.

    Përfitimet e lidhura me përmirësimin e humorit mund të lehtësojnë simptomat e tjera të hipotiroidizmit, duke përfshirë depresionin dhe lodhjen.

    Konsultohuni me mjekun tuaj

    Mund të duket si një mënyrë e qartë për të trajtuar shëndetin e tiroides, por disa njerëz ose nuk janë të vetëdijshëm se kanë një problem ose përpiqen të vetë- trajtojnë simptomat e tyre me suplemente pa recetë, të cilat ndryshe nga marrja e suplementeve të vitaminave mund të kenë efektin e kundërt.

    Gjithmonë këshillimi nga një profesionist i fushës është ai më i sigurti dhe i duhuri për tu ndjekur. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Britania e Madhe planifikon rritje taksash dhe shkurtime të shpenzimeve

    Lajmi i rradhës

    Dy miliardë të rinj në rrezik për humbjen e dëgjimit – Shkak stili i jetesës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë