Si ndikon mungesa e gjumit në çrregullimin e hormoneve dhe oreksin e tepërt

    Të paktën shtatë orë gjumë në natë është baza e shëndetit të mirë thonë ekspertët.

    Sipas tyre, gjumi përbën gurthemelin e të jetuarit shëndetshëm do ditë.

    Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek humori dhe temperamenti por edhe aftësia për tu përqendruar në punët e përditshme.

    Mungesa e gjumit ndikon edhe tek sasia dhe cilësia e ushqimit që hamë.

    Gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve. Në mungesë të tij, hormonet e urisë dalin jashtë shinave dhe rrisin ndjesinë e oreksin.

    Përpos kësaj, ngopja nuk ndodh kurrë.

    Ndaj nuk është rastësi që kur jeni të drobitur nga mungesa e gjumit, keni një uri të pamasë.

    Kjo është një nga arsyet përse gjumi duhet të jetë prioriteti juaj.

    Kur trupi dhe truri kanë marrë pushimin e merituar, njeriu është në gjendje të ketë një jetë më të qetë.

    Zbatoni këshillat e AgroWeb.org për të fjetur si duhet dhe shtruar themelet e mirëqenies suaj së përgjithshme.

    Vendosni objektiva

    Vëjini qëllim vetes që të flini të paktën 7 orë në natë.Kur të zgjoheni do të jeni në gjendje të merrni vendime të zgjuara edhe për ushqyerjen dhe aktivitetin fizik.

    Me gjumin vjen edhe motivimi dhe vullneti për të pasur një jetë të shëndetshme.

    Vendosni Një Orar Gjumi Dhe Përmbajuni Atij

    Hapi i parë drejt arritjes së gjumit cilësor është që të vendosni orare dhe t’i respektoni ato.

    Mbani telefonin larg që të mos tundoheni nga rrjetet sociale.

    Ushqehuni Shëndetshëm

    Kur trupi dhe truri janë të lodhur, njeriu i keqinterpreton sinjalet e urisë.

    Prandaj herën tjetër që ndiheni të lodhur dhe të uritur, përpiquni të mos njësoni të dyja ndjesitë.

    Është shumë e lehtë që lodhja të ngatërrohet me urinë.

    Merreni Shtruar

    AgroWeb.org ju këshillon të përpiqeni që të përmirësoni frymëmarrjen, të qetësoheni, të meditoni dhe të largoni mendjen nga shqetësimet e ditës.

    Merreni shtruar me gjumin, shtrihuni përpara orës së fjetjes dhe përpiquni që të qetësoheni.

    Gjumi cilësor shpërblen, dhe jo vetëm paraqitjen tuaj të jashtme./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Nëntë vendet më të ndotura të shtëpisë – Çfarë duhet të bëni

    Lajmi i rradhës

    Edhe pak ditë për tatimin në pronë | Çka nëse s’e paguan?

    Lajme tjera

    Ushqimi i fëmijëve

    Kur fëmija mbush dy vjeç, ulet nevoja e organizmit për energji për shkak të ngadalësimit të zhvillimit trupor…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë