Ibrahimović vazhdon të dhurojë ‘magji’, të gjithë po flasin për pasimin e tij maestral (Video)

    Zlatan Ibrahimovic është ende duke dhuruar ‘shou’ në moshën 39-vjeçare, me suedezin që bëri tifozët ta duartrokasin për aftësitë e tij të mrekullueshme me topin mbrëmë (e shtunë) ndaj Beneventos në Serie A.

    Milani mposhti Beneventon me rezultat 2-0 në San Siro përmes golave ​​të Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez.

    Por, edhe pa shënuar, ishte Ibrahimovic ai që vodhi vëmendjen dhe u bë pikë e gjitha bisedave rreth ndeshjes.

    Kjo sepse në minutën e 83-të të ndeshjes, sulmuesi shtatëlartë prodhoi një pasim maestrale loje që ishte vërtet ‘jashtë kësaj bote’.

    Ibrahimovic kombinoi me Samu Castillejo në sulm dhe dyshja luajti katër pasime mes tyre. Por, gjithçka kishte të bënte me aftësinë e stilit të rrugës apo të stileve të video-lojës FIFA të dhuruara nga Ibrahimovic.

    Me shpinën e kthyer kah goli dhe një mbrojtës që mbyllej brenda, Ibra goditi topin në ajër dhe prodhoi një pasim superior pa shikuar fare për Castillejon.

    Ishte aq i bukur ai pasim saqë me të vërtetë meritonte një gol. Dhe duke gjykuar nga reagimi i tij, ishte qartë zhgënjimi nga Ibrahimovic për kolegun e tij që nuk e shfrytëzoi në maksimum mundësinë e dhënë. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    SpaceX kthen me sukses astronautët në Tokë

    Lajmi i rradhës

    Dy klube tjera mbeten në garë për të nënshkruar me Ronaldon, Real Madridi refuzon transferimin e portugezit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë