“Katar 2022”, Ronaldo & Messi, kush është më i suksesshëm?

    Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe Kupa e Botës “Katar 2022” mund të jetë e fundit në kerrierën e të dyve me kombëtaret përkatëse.

    Kupa e Botës nis sot dhe i gjithë fokusi nga tani e deri më 18 dhjetor do të jetë në Katar, ku shumica e yjeve botërore përfaqësojnë vendet e tyre.

    Dy nga yjet më të mëdhenj padyshim se do të jenë Ronaldo, i cili do ta përfaqësoj Portugalinë dhe Messi me Argjentinën.

    Ronaldo dhe Messi kanë dominuar futbollin botëror thuajse në 15 vitet e fundit duke fituar çdo trofe të mundshëm ekipor dhe individual.

    Megjithatë, asnjëra nga dy yjet nuk e ka trofeun më të madh me kombëtare, Kupën e Botës.

    Por, si qëndrojnë statistikat e dy yjeve në Kampionate Botërore dhe cili ka statistika më pozitive?

    Faqja e njohur sportive Goal.com ka publikuar një foto me statistika të ndryshme të Ronaldos dhe Messit në Kampionate Botërore, ku argjentinasi është më i mirë për një nuancë, si me kombëtaren, ashtu edhe në aspektin individual.

    Ronaldo ka zhvilluar gjithsej 17 ndeshje në Kampionate Botërore, ku nga to ka mbledhur gjashtë fitore, gjashtë barazime dhe pesë humbje.

    Në Kampionate Botërore, Ronaldo ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

    Në anën tjetër, Messi ka zhvilluar 19 ndeshje me Argjentinën, ku ka arritur 12 fitore, tri barazime dhe katër humbje humbje.

    Ylli argjentinas ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në Kampionate Botërore. 

    Lajmi Paraprak

    Kyçyk: Reformat e brendshme, të nevojshme për suksesin e RMV-së

    Lajmi i rradhës

    ASh-ja organizon kongresin e jashtëzakonshëm, nuk ka kush e kundërshton Taravarin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë