Kosova e mbyll ditën me disa fitore në karate në Portugali, shkëlqejnë Nishevci e Orana

    Herolind Nishevci e Fortesa Orana kanë shënuar nga dy fitore në Karate 1 Premier Ligën, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

    Të dy karateistët tanë hynë në 16 garuesit më të mirë në kategori, që vlerësohet sukses, bazuar në cilësinë e garës dhe numrin e madh të garuesve dhe shteteve.

    Nishevci, në kategorinë +84 kg, fitoi ndaj Daniel Daniel të Indonezisë dhe Issam Najdi të Holandës, ndërsa u mund nga kroati, Angjelo Kvesiq.

    Orana në kategorinë +68 kg, mposhti Lora Ziller të Austrisë dhe Dominika Tatarova të Sllovakisë, ndërsa pësoi humbje nga Sofya Berultseva të Kazakistanit.

    Si Nishevci, ashtu edhe Orana, fituan pikë olimpike Tokio 2020.

    Garuesit tanë të tjerë nuk ishin me fat, duke u ndalur në raundin e parë.

    Premier Liga e Lisbonës ishte e mirëseardhur për karateistët tanë, të cilët në muajin e ardhshëm do të marrin pjesë në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020, në të cilin shpresojnë ta realizojnë ëndrrën për të fituar ‘biletën’ për Tokio 2020.

    Komiteti Olimpik i Kosovës iu uron më shumë fat karateistëve tanë në garat e ardhshme ndërkombëtare.

    Lajmi Paraprak

    Sa janë shanset që Messi të qëndrojë te Barcelona apo të kalojë te PSG?

    Lajmi i rradhës

    Hetuesit dalin me përfundime: Maradona u la 12 orë në gjendje të rëndë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë