Shkëndija vazhdon shkëlqyeshëm, fiton ndaj Valmeiras në Letoni

    Shkëndija ka luajtur një lojë të shkëlqyer pasditen e sotme dhe është në rrugën e duhur për të kaluar raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, pasi fitoi 2-1 si mysafir ndaj Valmierës në Letoni.

    Tetovarët zhvilluan një tjetër ndeshje të madhe evropiane dhe do ta fillojë me avantazh ndeshjen e kthimit në Shkup.

    Shkëndija fillimisht kaloi në epërsi me golin e Dorievit në minutën e nëntë me 1-0, ndërsa rezultati u barazua në fund të pjesës së parë kur Gay barazoi në 1-1.

    Megjithatë, në pjesën e dytë, Shkëndija shënoi një tjetër gol, këtë herë Guri shënoi në minutën e 63-të dhe i riktheu skuadrës së tij epërsinë dhe i solli fitoren 2-1.

    Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave, më 28 korrik në Shkup.

    Fituesi i kësaj ndeshje luan me fituesin e takimit mes AIK-ut dhe Vorskla Poltava./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Berovës i lut qytetarët: Bashkohuni në shuarjen e zjarreve

    Lajmi i rradhës

    Përgatitnin gara ilegale në rrugën Tetovë – Shkup, 15 automjete largohen nga trafiku

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë