Wenger komenton ngjarjet në Old Trafford: Tifozët nuk lejuan të zhvillohej takimi United – Liverpool

    Tifozët e Manchester United nuk lejuan që takimi me Liverpoolin në kuadër të javës së 34-të të zhvillohet.

    Ata kishin filluar me protesta nga hoteli ku qëndronin lojtarët e Djajve të Kuq, e deri në Old Trafford.

    Ia dolën madje disi të futeshin edhe brenda në fushë, duke ndezur fishekzjarrë e duke hipur mbi porta.

    Në lidhje me këtë rast, është deklaruar edhe Arsene Wenger që ka mbështetur protestat.

    Francezi në rolin e analistit në beINSport ka bërë të ditur se ajo çfarë kanë bërë tifozët e Djajve të Kuq është revulocion në futboll.

    Ish-trajneri i Arsenalit ka qenë kundër krijimit të një Superlige Evropiane, madje ai krijimin e një ligë të mbyllur me klubet e mëdha e kishte parashikuar në vitin 2009 sa ishte trajner aktiv në klubin londinez.

    Protestat e mëdha të tifozëve të Manchester United, bënë që ndeshja derbi me Liverpoolin e paraparë që të zhvillohej sot nga ora 17:30 në kuadër të Ligës Premier të anulohet për shkaqe të sigurisë. 

    Lajmi Paraprak

    Nokauti më me stil që keni parë: Prochazka u tregua tejet brutal ndaj Reyes (Video)

    Lajmi i rradhës

    SpaceX kthen me sukses astronautët në Tokë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë