Depresioni tek gratë

    Trishtimi dhe mërzia janë reagime normale të kohëve të vështira që gjithkush kalon në jetë.

    Mërzitja është një reagim që kalon shpesh, por ajo ndryshon kryekëput nga depresioni.

    Ky i fundit është një sëmundje mjekësore që shfaqet me disa simptoma të cilat ndikojnë në mënyrën e të menduarit, ndjenjave dhe përballjes me aktivitetet ditore. Këtu përfshihet edhe gjumi, ushqyerja apo puna.

    Depresioni është më i përhapur tek gratë se tek burrat, për shkak të disa faktorëve biologjikë, hormonalë dhe socialë që prekin gratë.

    Depresioni eshtë një problem mjekësor

    Simptomat e depresionit mund të ndërhyjnë negativisht tek aftësia e grave për të punuar, fjetur, ngrënë dhe shijuar jetën.

    Shkaqet  depresionit janë ende të panjohura por ka disa studime që sugjerojnë se kjo sëmundje shkaktohet si pasojë e një kombinimi faktorësh genetikë, biologjikë, mjedisorë dhe fiziologjikë.

    Shumica e njerëzve të prekur nga depresioni kanë nevojë për trajtim mjekësor që të shërohen.

    Me depresionin nuk bëhet shaka

    Miqtë dhe familjarët e të prekurve me depresion mund ta mendojnë si një problem nga i cili mund ta mbledhësh veten.

    Depresioni nuk shërohet vetëm duke qenë pozitivë apo duke u përpjekur fort për të qenë të lumtur.

    Depresioni nuk është shenjë dobësie e një personi apo një e metë e karakterit.

    Njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë nevojë për trajtim mjekësor.

    Pacientët që vuajnë nga depresioni kanë nevojë për mbështetje emocionale, mirëkuptim, durim dhe kurajo.

    Ndjenjat e tyre nuk duhen anashkaluar.

    Lexoni këtu si të përballoni stresin.

    Mësoni këtu mbi vitaminat dhe mineralet që ju duhen.

    Depresioni kalohet vetëm me trajtim mjekësor

    Nëse mendoni se vuani nga depresioni, është e udhës të vizitoheni tek një mjek dhe të mos bëni vetë-diagnostikim.

    Ndonjëherë, disa medikamente dhe disa sëmundje siç janë ato të tiroides mund të shfaqen me simptoma të ngjashme me depresionin.

    Një vizitë tek mjeku mund të shmangë çdo konfuzion të mundshëm.

    Depresioni dhemb

    Mërzia dhe trishtimi mund të jenë pjesëza të vogla të depresionit.

    Por në të vërtetë, njerëzit e depresionuar nuk janë të mërzitur.

    Ato përjetojnë simptoma fizike si dhimbjet e ndryshme, kontraktimet apo problemet me oreksin dhe tretjen.

    Një person që vuan nga depresioni has probleme me gjumin dhe zgjimin dhe ndihet gjithnjë i lodhur.

    Nëse keni përjetuar simptoma e mëposhtme për të paktën 2 javë, atëherë ndoshta mund të jeni prekur nga depresioni.

    Ndjesi ankthi ose boshllëku

    Ndjesia e të qenit të pashpresë ose pesimistë

    Acarim

    Ndjenjë faji, braktisjeje dhe të qenit pa vlerë

    Mungesë energjie dhe lodhje

    Vështirësi në fjetje, zgjim ose fjetje për orë të gjata

    Humbje interesi për aktivitetet e pëlqyera më parë

    Vështirësi në përqendrim, kujtesë apo vendimarrje

    Ndryshime në oreks

    Mendime që kanë të bëjnë me vetëvrasjen ose vdekjen

    Dhimbje të ndryshme trupore pa ndonjë shkak fizik

    Është shumë e rëndësishme që gjatë takimit me mjekun të jeni të sinqertë, të qartë dhe të përpiktë në mënyrë që të merrni trajtimin e duhur.

    Disa lloje të depresionit prekin vetëm gratë

    Gratë pësojnë ndryshime dramatike fizike dhe hormonale.

    Ato ndodhin gjatë periudhës pas lindjes, para menopauzës apo ciklit menstual.

    Depresioni pas lindjes është një problem shumë serioz dhe mund të shkaktojnë vështirësi të mëdha për nënën e re.

    Simptomat e depresionit nuk janë të njëjta për çdo grua dhe ashpërsia e tyre varet nga individi dhe organizmi.

    Depresioni Është i kurueshëm

    Depresioni mund të kurohet me medikamente dhe terapi me psikiatrin.

    Nëse këto dy trajtime nuk funksionojnë atëherë njeriu ka nevojë për trajtime të tjera që stimulojnë trurin

    Këshilla e AgroWeb.org është që patjetërt të konsultoheni me mjekun. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë rreziku sjell për lëkurën dhe shikimin rrezatimi i diellit

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që duhet të shmangni që të mos helmoheni gjatë verës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë