Konsumimi i shpejtë i ushqimit dëmton organizmin!

    Nëse ju arrini ta mbaroni mëngjesin, drekën apo darkën në një kohë shumë të shkurtër, ta dini që po i shkaktoni një dëm organizmit.

    Mbase ndonjëherë përdorimi i serviseve në të ngrënë ju duket thjesht humbje kohe, por në fakt nuk është aspak e tillë, pasi me anë të tyre ju keni mundësi të kontrolloni sasinë e ushqimit që hani dhe shpejtësinë tuaj në të ngrënë.

    E rëndësishme është të dini që “trupit tuaj i nevojitet afro 30 minuta nga momenti që keni filluar të hani, për të përçuar kështu në tru sinjalin se ju tashmë jeni të ngopur”. Nëse ju nuk i jepni organizmit tuaj kohën e mjaftueshme për të proçesuar faktin që është ushqyer dhe për të larguar ndjesinë e urisë, me siguri do të vazhdoni të hani pa ndalur.

    Nëse ushqeheni shumë shpejt, jeni të prirur për të shfaqur një ndër këto shenja të cilat në fakt hyjnë tek ato që paraqet kequshqyerja.

    Ndjesia e lodhjes

    Pas pushimit të drekës megjithëse keni ngrënë, vazhdoni të qëndroni para kompjuterit të lodhur dhe me qepallat e syve të rënduara. Arsyeja është e thjeshtë, nëse e keni ngrënë vaktin tuaj me nxitim organizmit nuk i ka dalë ende koha për të thithur nutrientët të cilët ju duhen ju për të vazhduar ditën.

    Nëse kafshatat tuaja të ushqimit kanë qenë më të mëdha nga sa duhet, atëherë trupit tuaj i duhet akoma më shumë energji për të bërë zbërthimin e tyre në elementë ushqyes.

    Probleme me humorin

    Rreth 10% e neuroneve në trurin tonë lidhen në mënyrë direkte me mënyrën e të ushqyerit që ne kemi. Kujtesa, stresi, lodhja janë disa shenja të cilat i ndjejmë në mënyrë shumë më të theksuar atëherë kur truri ynë nuk e ka marrë sinjalin se stomaku është i mbushur.

    Shtimi në peshë

    Nëse ju nuk i jepni kohën organizmit tuaj kohën e mjaftueshme për të tretur një lloj të caktuar ushqimi ai do të vazhdojë pa pushim të “bluajë” atë çfarë ju i dhatë. Ju ka ndodhur ndonjëherë të jeni ndierë të fryrë, megjithëse vaktin e fundit e kishit ngrënë para shumë orësh?

    Kjo ndodh vetëm nëse ju keni ngrënë me nxitim, pasi metabolizmit tuaj nuk i është dhënë koha e mjafueshme për të kryer tretjen e plotë të vaktit të më parshëm.

    Pra, mos e konsideroni ushqyerjen vetëm si diçka e cila duhet bërë, por merreni seriozisht procesin dhe shijojeni si duhet.

    Burimi: Health News

    Lajmi Paraprak

    Përdorimet interesante të llumit të kafes në shtëpi dhe kopësht

    Lajmi i rradhës

    “Koha është më e vlefshme se paratë, paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë