Basbousa, ëmbëlsirë e mrekullueshme egjiptiane

    Basbousa është ëmbëlsirë tradicionale e Lindjes së Afërt. Gatuhet nga grizi dhe kokosi dhe i shtohet sirup i ëmbël.

    Nëse jeni adhurues i bakllavasë, tullumbave dhe kadaifit, kjo do të jetë ëmbëlsira juaj e re e preferuar.

    Përbërësit:

    – 1 filxhan sheqer,
    – 2 filxhan miell,
    – 1 filxhan mielli kokosi,
    – 1 filxhan vaj,
    -1 filxhan qumësht ose jogurt,
    – 1 filxhan griz,
    – nga një qeskë pluhur për ëmbëlsira dhe sheqer vaniljeje,
    – 3 vezë.

    Për shurup:

    – 2 filxhan sheqer,
    – 1 filxhan ujë,
    – 2 lugë lëng limoni ose portokalli.

    Filxhani është standard 250 ml.

    Përgatitja:

    1. Tundini vezët me sheqer dhe shtoni përbërësit e tjerë. Qitni në tepsi të mbështjellë me letër për pjekje. Piqeni në 200 gradë rreth 30 min.

    2. Ndërkohë zieni sirupin nga sheqeri dhe uji, derisa të fillojë të vlojë dhe pastaj shtoni lëngun e limonit dhe zieni edhe rreth 1-2 minuta.

    3. Ëmbëlsirës së nxehtë qitni sirupin dhe lëreni që të ftohet mirë. Priteni në katrorë. Mbi katrorët e prerë mund ta dekoroni me badema ose arra.

    Lajmi Paraprak

    Ndikimi i agjërimit në proceset biokimike dhe bioritëm

    Lajmi i rradhës

    TË DUAM PËR TJETRIN ATË QË E DUAM PËR VETEN

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë