Kos me thrashegra, bashkimi që bën fuqinë për shëndetin

    Një prej përzierjeve më të shijshme por edhe me një pasuri të jashtëzakonshme vlerash është ai i kosit me thrashegra. Ekspertët thonë se këto dy ushqime nxjerrin në pah më të mirën e njëri-tjetrit. Thrashegrat janë shumë të pasura me fibër. Një filxhan çaji me thrashegra përmban thuajse katër gramë fibër.

    Kosi nga ana tjetër është shumë i pasur me bakterie të shëndetshme, ose siç njihen ndryshe si probiotikë. Fibra dhe ushqyesit e tjerë që ofrojnë thrashegrat, ndihmojnë probiotikët në rrugëtimin e tyre drejt aparatit tretës, duke i bërë ato më efikase. Kur probiotikët mbërrijnë në sistemin tretës, ato lehtësojnë përthithjen e fibrës që ofrojnë thrashegrat. Ky kombinim fitues është i domosdoshëm jo vetëm për sistemin tretës, por edhe për shëndetin e zemrës, trurit, rënien nga pesha dhe qarkullimin e gjakut.

    Hani thrashegra tri herë në javë
    Një studim i universitetit të Harvardit, thonë se konsumi i rregullt i thrashegrave përmirëson ndjeshëm shëndetin e zemrës. Sipas studimit, gratë që hanë më pak fruta pylli, e në veçanti thrashegra, janë më të rrezikuara nga sulmi në zemër. Ekspertët e Harvardit këshillojnë që njerëzit të hanë tre ose më shumë racione thrashegre, luleshtrydhesh dhe frutash pylli në javë për të marrë përfitimet maksimale për shëndetin e zemrës.

    Arsyet përse duhet të hani kos çdo ditë
    Ekspertët thonë se kosi është fantastik për shëndetin, sidomos nëse keni marrë një kurë antibiotikësh. Këto të fundit shkatërrojnë bakteriet e këqija, por nuk kursejnë as ato të mirat, ndaj kosi vjen në ndihmë me probiotikët e pasur. Kosi nxit prodhimin e vitaminës B e cila ju mbron nga sëmundjet autoimunitare dhe ato nervore. Kosi vendos ekuilibrat e sheqernave në gjak.

    Ai përthithet ngadalë në stomak dhe zorrë dhe rrjedhimisht ka një ndikim të ulët në rritjen e nivelit të sheqernave në gjak. Acidi laktik tek kosi parandalon prodhimin e qelizave kancerogjene dhe lehtëson fuqizimin e sistemit imunitar. Ai e bën më të fortë të gjithë sistemin tretës dhe e pastron atë nga bakteriet e këqija. Përzierja e këtyre vlerave në një filxhan të vetëm është mburoja që ju duhet kundër sëmundjeve. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Freedom House: Maqedonia e Veriut dhe Uzbekistani janë dy vendet me përparim më të madh demokratik gjatë vitit të kaluar

    Lajmi i rradhës

    Çfarë ndodh me trupin tonë kur konsumojmë kafe esëll në mëngjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë