Enët e qelqta nuk janë aq të lehta për t’u larë pa lënë asnjë njollë nga tharja dhe pa u pastruar me themel
Nëse njollat mbeten, ekziston një truk që do t’i eliminojë ato. Zgjidhja është në orizin e pazier.
Ju nevojiten një filxhan oriz, një lugë çaji uthull të bardhë dhe disa pika detergjenti të enëve.
Thjesht hidhni përbërësit në një kavanoz qelqi që dëshironi të jetë i pastër në mënyrë të përsosur, shtoni ujë deri në grykë, pastaj mbulojeni me dorën tuaj dhe tundni butësisht para dhe mbrapa.
Orizi vepron si një gërryes i butë dhe i heq të gjitha njollat e vjetra nga uji ose lëngu, ndërsa uthulla dhe detergjenti kontribuojnë në këtë efekt.
Kur të duket pa njolla, shpëlaje enën dhe lëre të thahet.