Kurti pret në takim liderët e VLEN-it: hera e parë që opozita shqiptare merr mbi 100 mijë vota

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim liderët e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasamin, Arben Taravarin, Izet Mexhitin e Afrim Gashin, të cilët i përgëzoi për rezultatin zgjedhor më 8 maj, duke thënë se është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota.

    Në takim, siç u bë e ditur, u diskutua për çështje me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore, si dhe çështje tjera me rëndësi.

    “Shqetësuese për palët vazhdon të jetë influenca ruse dhe serbe, e cila ndodh edhe përmes rrjeteve korruptive e kriminale. Zhvillimi i infrastrukturës që ndërlidh Kosovën dhe Maqedoninë Veriore ishte një ndër temat kryesore të diskutimit, bashkë me ide e projekte për gjallërimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor e arsimor”.

    “Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit të përzemërt, duke mbajtur parasysh se shqiptarët në Ballkan janë faktor në mbështetje të demokratizimit, integrimit evropian, paqes e sigurisë dhe qëndrueshmërisë euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BDI mblidhet në Tetovë, Ahmeti: i dimë të gjitha marrëveshjet që janë bërë në bodrume

    Lajmi i rradhës

    Ndërron jetë një foshnje nëntë muajshe në spitalin e Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë