Nevoja për gazetari të pavarur nuk ka qenë kurrë më e theksuar se sot. Vitet e fundit janë shtuar tej mase mediet, e sidomos ato online. Zhvillimi kaq i hovshëm e ka rrezikuar shtypin ditor tradicional. Shtimi i tyre i vazhdueshëm ka sjellë edhe një dukuri tjetër negative, atë të lajmeve të rrejshme (fake news). Kjo paraqet rrezik edhe më të madh, si për gazetarinë, ashtu edhe për njerëzit të cilët duhet të informohen saktë dhe në kohë.
Duke pasur parasysh këtë, Nistori vjen në një kohë mbase mjaft të qëlluar për t’u bërë një kundërshtarë i ashpër i gënjeshtrës, e mbrojtës i të vërtetës.
Nistori synon të sjellë diçka të re dhe të pranueshme për njerëzit. Nistori synon të jetë i zëshëm, të jetë lavdërues i të mirës, e qortues i të keqes.
Nistori vjen për të qëndruar këtu, përballë çdo sfide, e sidomos asaj të keqinformimit. Nistori vjen për të nxjerrë në pah të vërtetën e fshehur.
Ne të NISTORI-t kemi përgjegjësi morale, si dhe profesionale, ndjehemi përgjegjës që të flasim për përgjegjësitë që i bart puna e pushtetit, një ‘’WATCHDOG’’, një përkrahës i zërave më pak të dëgjuar.
Ne do të jemi të përkushtuar pas temave të mëdha, të përkushtuar në mënyrë të zjarrtë pas drejtësisë të çdo lloji, asaj shoqërore, juridike. Një nga qasjet tona do të jetë ajo e sqarimit të koncepteve jo nga të gjithë të kuptuar, si ato sociologjike, artit, por edhe religjioze. Mbetemi të përkushtuar ndaj të vërtetës dhe mediumit të ardhshëm që do të ndriçojë gjërat në tunelin e errët të punëve të pushtetit.
Gazetaria jonë në aspektin editorial do të jetë e pavarur, domethënë ne vendosim axhendën tonë. Asnjë parti politike apo pronarë oligarkë nuk redakton punën tonë dhe askush nuk drejton mendimin e NISTORIT. Kjo pavarësi ka rëndësi sepse na mundëson të sfidojmë të fuqishmit dhe t’u kërkojmë atyre llogari.
Ne duam tu shërbejmë të gjithëve nëpërmjet veprimtarisë tonë për kaq sa do të na ndiqni, në veçanti komunitetet e shtypura. Politika jonë redaktuese do të jetë në përputhje me Kodin etik të gazetarisë.
Ju ftojmë të na ndiqni dhe së bashku me ju, duke paraqitur korrupsionin, krimin dhe parregullsitë, kështu duke e mbajtur gjallë shpirtin e gazetarisë profesionale dhe të guximshme.
Ekipi / Team
- Emir Hamzi – Themelues i Nistori-t / Owner & Journalist
- Blerona Jakupi Zylbehari – Journalist
- Lirim Shala – Editor & Photographer
- Sumeja Hamzi – Desk/Journalist
- Aleina Arsllani – Journalist/Interviewer
- Donika Bakiu – Journalist/Interviewer
Kolumnist i rregullt / Columnist
- Urim Hasipi
Redaksia e sportit / Sports editorial
- Faton Zylbehari – Redaktor
Redaktor gjuhësor / Language editor
- Lirim Shala
Video
- Nehat Memedi, Video Editor & Sound
- Fehmi Luta, Cameraman & Video Editor
Video Consultant
- Arben Thaçi
Email: [email protected]
Phone: 071 553 419
Adress: Tetovë, RMV
Dizajni dhe Realizimi Teknik / Desing and IT
- Nagi Ismaili – Grafik Dizajner
- Xhevat Ziberi – Programer
- Drilon Mahmuti – Programer
Contact
+389 71 553 419
+389 71 237 209
Materiali i ”Nistori” mbrohet nga kompania ”LOJAMEDIA”. Çdo kopjim pa citim do të ketë pasoja që nga demaskimi publik dhe bllokim të materialit përkatës e deri te ndjekja ligjore.
The material of “Nistori” is protected by “LOJAMEDIA”. Any copying without citation will have consequences ranging from public exposure and blocking of relevant material to legal prosecution.