KShZ refuzon ankesën e Frontit Europian për rovitimin në Llërcë

    Pas hapjes së materialit të votimit dhe rinumërimit të votave, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) e hodhi poshtë kundërshtimin e BDI-së, e cila kërkoi rivotim në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë të Komunës së Zhelinës, përcjell Nistori.

    Pas rivotimit në këtë vendvotim më 22 maj, koalicioni i BDI-së humbi një deputet. BDI u ankua për parregullsi gjatë votimit, përcaktimit dhe përmbledhjes së rezultateve dhe pohoi se numri i fletëvotimeve nuk përputhet me numrin e votuesve që kanë dalë në votim.

    Pas rinumërimit u konstatua se gjendja faktike është e njëjtë me atë të shënuar në procesverbal.

    Për refuzimin e ankesës së BDI-së ishin 6 vota dhe vetëm nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu, votoi për pranimin e ankesës.

    Fronti Europian, i udhëhequr nga BDI-ja, tani ka afat 24 orësh për të paraqitur padi në Gjykatën Administrative dhe Gjykata merr vendim brenda 48 orëve pas paraqitjes së padisë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sali do t’i kryejë detyrimet formale të AAA, Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të partisë

    Lajmi i rradhës

    Kasami heq dorë nga mandati i deputetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë