NDRYSHIMET KUSHTETUESE / Durmishi: VMRO-ja duhet të bisedojë me faktorin ndërkombëtar dhe me deputetët e saj

    Besar Durmishi nga VLEN nuk tregoi afatet që ky koalicion ka për realizimin e ndryshimeve kushtetuese me VMRO-DPMNE-në. Durmishi në Daily Click në TV21 tha se VMRO-ja duhet të bisedojë me deputetët e saj dhe faktorin ndërkombëtar, përcjell Nistori.

    “VMRO-DPMNME duhet të bisedojë me deputetët e saj dhe faktorin ndërkombëtar. Ne nuk jemi naivë politikë, pasi që ndryshimet kushtetuese bëhen me 2/3. 58 deputetë i ka VMRO, pjesë e programit e kemi integrimin në BE, ku duhet bërë ndryshimet kushtetuese. Është kërkesa e jona, duhet t’i bindë qytetarët dhe votuesit e vet, por edhe deputetët. Që RMV pavarësisht dallimeve politike dhe etnike, ka vetëm një rrugë, vetëm një alternativë, dhe ajo është që të integrohet në BE përmes ndryshimeve kushtetuese”, tha mes tjerash Durmishi.

    A do të jetë ministër i Ekonomisë? Ja çfarë thotë Besar Durmishi nga VLEN

    Durmishi deklaroi se partitë politike brenda VLEN-it do të vendosin për kuadrot që do të përfaqësojnë shqiptarët në Qeveri. Ai tha se ende nuk ka marrë ftesë që të jetë Ministër i Ekonomisë.

    “Jo, ajo është çështje e mediumeve, partitë politike të katër subjekteve. Jo, nuk kam marrë ftesë edhe kërkesë. Për momentin jam kryetar i Këshillit në Komunën e Tetovës”, shtoi mes tjerash Durmishi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    VMRO i përgjigjet Ahmetit: mos bëj si fëmijë i lazdruar

    Lajmi i rradhës

    VLEN i përgjigjet Ahmetit: nuk ka asgjë të tmerrshme të jesh në opozitë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë