Gjykata Kushtetuese nuk arriti të zgjedh kryetarin e ri, nesër sërish seancë

    Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme katër herë tentoi, por nuk arriti të zgjedh kryetarin e ri, i cili duhet të ulet në vendin e Dobrilla Kacarskës, të cilës, mandati i skadon më 2 qershor.

    Dy kandidatet pretendente, Tatjana Vasiq-Bozaxhieva dhe Ana Pavllovska Daneva, nuk kanë arritur që të sigurojnë shumicë prej dy të tretave. Procedura për zgjedhjen e kryetarit do të përsëritet derisa nuk zgjidhet kryetari, ndërkaq gjykatësit votojnë në mënyrë të fshehtë.

    Për nesër, është caktuar seanca e radhës, e cila do të mbahet në ora 10. Kryetarja e deritanishme, Kacarska, në fjalimin përfundimtar të saj tha se ka qenë cak i kërcënimeve derisa e ka ushtruar këtë funksion.

    Lajmi Paraprak

    Kabineti i Gashit i përgjigjet deputetes së LSDM-së: përdorimi i gjuhës shqipe është i garantuar me Kushtetutë

    Lajmi i rradhës

    BDI: vullneti i popullit shqiptar dhe i komuniteteve nuk është lodër që i përket VMRO-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë