Kadriq: të mos nxitohet me Këshillin Gjyqësor

    Ndryshimet e Rregullores për punën e Këshillit Gjyqësor, të cilat mes tjerash parashohin llogaridhënie nga anëtarët në lidhje me zgjedhjen apo avancimin e gjyqtarëve dhe zvarritjen e lëndëve, ekspertët e shohin hap pozitiv. Sipas drejtoreshës ekzekutive të Institutit për të Drejtat e Njeriut, Jelena Kadriq, pushteti në ardhje nuk duhet të nxitojë me premtimin për shpërbërjen e Këshillit, pasi që efekti, mund të arrihet me ligjet dhe procedurat aktuale.

    “Çdo përzierje ose ndërhyrje e dhunshme, prej njërës në pushtetin tjetër, nuk është në rregull. Në atë drejtim janë edhe rekomandimet tona, se duhet çdo pushtet ta ndjekë kompetencën e saj. Megjithatë, ata janë edhe korrektues të njërës dhe tjetrës. Të gjitha ato korrigjime duhet të jenë në drejtim të përmirësimit, çrrënjosje të disa praktikave të këqija që ishin më herët, megjithatë jo me masa të tilla rigoroze. Megjithatë, ekzistojnë ligje, procedura dhe mendoj se me respektimin e atyre procedurave mund të vijmë në efektin e njëjtën”, tha Jelena Kadriq, drejtoreshë ekzekutive e Institutit për të Drejtat e Njeriut.

    Sipas Kadriq, reformat në gjyqësor nuk mund të zbatohen duke përkufizuar çdo gjë me rregullore dhe ligje, por duhet të ekzistojë vullnet nga institucionet dhe përfaqësuesit e tyre, në mënyrë që të dalin nga korniza që çdo gjë që nuk shkruhet në ligj, është e tolerueshme.

    “Duhet prej brenda të vijë ndryshimi dhe jo me zgjidhje ligjore. Kemi plane aksionale, kemi Plan për Zhvillim për Maqedoninë të cilin e ka miratuar Komisioni Evropian, i cili është i lidhur edhe me mjete financiare ku duhet të plotësojmë disa kushte. Pra, kemi bazë të mirë, megjithatë serioziteti është te vet institucionet që të tregojnë se ata duan ndryshime dhe janë të gatshme dhe janë të denjë që t’i kryejnë ato ndryshime”,  shtoi ajo.

    Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja, e cila së shpejti pritet ta marrë pushtetin, ka premtuar që përpos shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor, edhe shpërbërjen e Këshillit të Prokurorëve, pasi që këto dy këshilla, përgjegjëse për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve e kanë humbur kredibilitetin.

    Reformat në gjyqësor, VMRO-DPMNE-ja, ka paralajmëruar se do t’i bëjë edhe nëpërmjet miratimit të ligjeve të reja Procedurë Penale, Gjykata dhe Prokurori, por edhe sjelljen e Kodit të ri Penal. Nëpërmjet tyre, parashikohet të parandalohet ndikimi, nepotizmi dhe kronizmi në procedurat për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndërkaq, do të kërkohet përgjegjësi edhe për gjyqtarët dhe prokurorët që janë shkarkuar për shkak të punës së papërgjegjshme./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si po përpiqet Rumen Radev të bëhet Viktor Orbani i Bullgarisë?

    Lajmi i rradhës

    Zakoni që mund të dëmtojë shikimin tuaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë