FËMIJËT LUAJNË LUFTASH

    Bertolt Brecht
    Përktheu: Faslli Haliti

    Fëmijët luajnë luftash.
    Po rrallë qëllon të luajnë paqesh,
    sepse të rriturit bëjnë vazhdimisht luftë,
    ti bën “pum” dhe qesh;
    ushtari shtije
    dhe një tjetër më nuk qesh.

    Është lufta.

    Ka një tjetër lojë për ta shpikur:
    ta bëjë botën të buzëqesh,
    të mos e bëjë të qajë.

    Paqe do të thotë
    që jo të gjithëve t’u pëlqejë e njëjta lojë,
    që lodrat e tua
    t’u pëlqejnë edhe fëmijëve të tjerë
    që shpesh nuk i kanë,
    sepse ke tepër ti;

    që skicat e fëmijëve të tjerë
    nuk janë zhgaravina;
    që mamaja jote s’është krejt vetëm jotja;
    që gjithë fëmijët janë miqtë e tu.

    Dhe paqe akoma do të thotë
    të mos kesh uri
    të mos kesh të ftohtë
    të mos kesh frikë.

    Lajmi Paraprak

    Shqiptarët dhe forca shkatërrimtare ndaj objekteve të trashëgimisë!

    Lajmi i rradhës

    Dallimi midis diabetit të tipit 1 dhe 2 – Cili rrezikon më shumë zemrën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë