SPB Tetovë për festën e Kurban Bajramit: do të sanksionohet therja dhe shitja e kafshëve në pronat publike

    Në prag të festës së Kurban Bajramit, zyrtarët policorë nga Sektori për parandalim të SPB Tetovë në periudhën e ardhshme do të mbajnë disa takime pune me sektorin civil, në drejtim të kremtimit të qetë dhe të sigurt të kësaj feste fetare.

    Nga SPB Tetovë njoftojnë se sot zyrtarët policorë nga Sektori për parandalim konform planit të masave dhe aktiviteteve për mbulimin e zonës nga SPB Tetovë, si dhe Aneks planin e përgatitur nga Departamenti i Policisë lidhur me masat dhe aktivitetet për mbulimi i zonës së SPB Tetovë, me rastin e festës fetare të Kurban Bajramit, patën takim me përgjegjësin e BFI-së – Myftiun e Tetovës Qani Nesimi, në ambientet e BFI-Myftinisë Tetovë.

    “Qëllimi i takimit ishte parandalimi dhe sanksionimi i shitjes së kafshëve pa dokumentacion përkatës dhe therja e tyre në tokat publike, si dhe menaxhimi i mbetjeve nga mbetjet dhe shmangia e problemeve shëndetësore dhe mjedisore”.

    “Në prag të festës së Kurban Bajramit, apelojmë besimtarët e besimit islam që të respektojnë rekomandimet për trajtimin e duhur të eshtrave për të shmangur problemet e mundshme shëndetësore dhe mjedisore”, thonë nga SPB Tetovë.

    Ndryshe, Kurban Bajrami këtë vit do të festohet të dielën (16 qershor) ndërsa do të jetë ditë pushimi për besimtarët myslimanë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lloga: BE dhe ShBA kundër shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor

    Lajmi i rradhës

    DPHM: Maqedoninë e Veriut e pret një verë e nxehtë dhe e thatë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë