Vrasje e dyfishtë në Kratovë, një grua vrau burrin dhe vjehrrin e saj

    Një grua e moshës 36-vjeçare është ndaluar dhe dyshohet se mbrëmë vonë në shtëpinë familjare në Kratovë ka sulmuar me send të mprehtë bashkëshortin dhe babain e tij, të cilët nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë, njofton MPB.

    Sipas informacioneve nga policia, gruaja është arrestuar dhe është mbajtur në stacion.

    “Me datë 13.06.2024, në ora 22:08, zyrtarët policorë të SPB Kratovë kanë privuar V.I. (36) nga Kratova. Ajo dyshon se në shtëpinë e familjes në Kratovë ka sulmuar bashkëshortin e saj J.I. (38) dhe babai i tij S.I. (63), të cilët nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, sipas informacioneve të MPB-së, trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion.

    Siç kanë bërë të ditur nga aty, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 36-vjeçares do të bëhet kallëzim përkatës.

    Lajmi Paraprak

    Tsipras – Zaev bëjnë thirrje për stabilitet në Ballkan dhe kundër nacionalizmit

    Lajmi i rradhës

    “Bash kur na duhet uji, e prishën” – bujqit tetovarë ankohen për mungesën e kanalit të ujitjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë