Cilësia e debatit në kuvendin e RMV-së është e ulët: deputetët nuk kanë argumente, asnjë shqiptar në mesin e deputetëve më aktiv

    Raporti i IDSC-së tregon nivel relativisht të ulët të cilësisë së debatit në Kuvend në këtë mandat dhe konfirmon përfundimin se ka vend për përmirësim të konsiderueshëm. Në shkallën nga 1 – më e ulëta në 10 – më e larta, nota mesatare për cilësinë e debatit në Kuvend në gjysmën e parë të vitit 2023 është 5,6, përcjell Nistori.

    Deputetët e opozitës ishin më aktivë me pjesëmarrjen në diskutime, duke marrë pjesë në 79% të diskutimeve të monitoruara, ndërsa deputetët e pushtetit morën pjesë në 21%. Deputetët që qëndruan më gjatë në foltoren parlamentare janë Bojan Stojanoski, Zdravko Trajanov dhe Lidija Petkoska.

    Ndër dhjetë deputetët që qëndruan më gjatë në foltoren parlamentare, në këtë periudhë monitorimi janë katër deputetë, Lidija Petkoska, Zhaklina Llazarevska, Beti Stamenkoska Trajkoska dhe Jadranka Pockova. Pjesëmarrja e grave në diskutim është në një nivel të lartë prej 41%, dhe mbahet në një nivel relativisht të lartë në përputhje me gjysmë vjetorin e mëparshëm të monitoruar.

    Në 40% të diskutimeve të analizuara,7 pjesëmarrësit nuk kishin argumente, ndërsa në 49% të diskutimeve të analizuara kishin argumentim të dobët, përkatësisht folësit ofruan arsyetim të pozicioneve të tyre, që nuk është i mjaftueshëm për tu konsideruar si një argument i plotë. Niveli i argumentimit shënoi një përmirësim të lehtë në krahasim me periudhën e mëparshme të monitorimit janar – qershor 2023.

    Raporti shënon nivel të ngjashëm të ndërveprimit dhe shkëmbimit të qëndrimeve midis pjesëmarrësve në diskutim me periudhën e paraprake të monitorimit (janar – qershor 2023). Në periudhën e monitorimit, u zhvilluan pesë seanca për pyetje të deputetëve.

    Në lidhje me atë se si deputetët i përgjigjen argumenteve të bëra nga folës të tjerë, monitorimi vëren se vetëm në 11% të fjalimeve të tyre, deputetët i kanë adresuar në mënyrë përkatëse argumentet, përkatësisht deputeti / deputetja drejtpërdrejtë i është përgjigjur argumenteve të cilat paraprakisht i ka adresuar pjesëmarrës tjetër në diskutim. Krahasuar me periudhën e mëparshme të monitorimit (janar – qershor 2023), kur vetëm 5% e diskutimeve regjistruan adresimin adekuat të argumenteve, mund të përfundohet një rritje e caktuar në këtë fushë.

    Në 43% të rasteve, nuk ishin adresuar argumente ose pyetje nga deputetë të tjerë, që sugjeron në përgjithësi nivel të ulët të diskutimit, në lidhje me argumentet e paraqitura. Në këtë periudhë raportuese, nuk është vërejtur ndryshim i pozicionit në diskutimet e monitoruara midis deputetëve, për shkak të argumenteve më të mira të bashkëbiseduesve ose ndonjë arsye tjetër, që është në të njëjtin nivel me periudhën e fundit të vëzhgimit (korrik – dhjetor 2022).

    Në lidhje me diskutimin e deputetëve të opozitës në periudhën korrik-dhjetor 2022, 47% karakterizohet nga argumente të dobëta, ndërsa në 42% të diskutimeve të tyre nuk kanë përdorur argumente aspak. Në 10% të diskutimeve të opozitës, u identifikua një argument. Krahasuar me periudhën e fundit, janar-qershor 2023, kur 53% e fjalimeve nuk ishin të arsyetuara dhe te opozita është vërejtur një rritje e diskutimit të argumentuar

    Në listën e dhjetë deputetëve më aktivë bëjnë pjesë nëntë deputetë të opozitës dhe një deputet i pushtetit. Tre deputetët që qëndruan në foltoren e parlamentit më së gjati dhe më shumti herë kërkuan fjalë janë Bojan Stojanoski i cili foli 542 minuta, ndërsa për fjalë është paraqitur 92 herë, Zdravko Trajanov ka folur 256 minuta dhe për fjalë është paraqitur 42 herë dhe Lidija Petkoska e cila ka folur 232 minuta dhe për fjalë është paraqitur 44 herë. Ndër dhjetë deputetët që qëndruan më gjatë në foltoren parlamentare, në këtë periudhë monitorimi janë katër deputetë, Lidija Petkoska, Zhaklina Llazarevska, Beti Stamenkoska Trajkoska dhe Jadranka Pockova.

    Sipas llojit të diskutimeve të monitoruara në këtë periudhë, shumica e tyre janë fjalime (43%), ndërsa 30% e diskutimeve janë replika dhe 26% kundër replika dhe 1% vërejtje procedurale. Nëse shikojmë grafikun 3.1, mund të shihet se pjesa më e madhe e diskutimit, përfshirë replikat dhe kundërreplikat, u përkasin deputetëve të opozitës, gjë që tregon një nivel relativisht të ulët të ndërveprimit midis deputetëve nga pushteti dhe opozita. Krahasuar me periudhat e mëparshme të monitorimit, mund të vërehet se nuk ka ndryshime të rëndësishme për sa i përket llojit të diskutimit.

    Në lidhje me atë se si deputetët i përgjigjen argumenteve të bëra nga folës të tjerë, monitorimi vëren se vetëm në 11% të fjalimeve të tyre, deputetët i kanë adresuar në mënyrë përkatëse argumentet, përkatësisht deputeti / deputetja drejtpërdrejtë i është përgjigjur argumenteve të cilat paraprakisht i ka adresuar pjesëmarrës tjetër në diskutim. Krahasuar me periudhën e mëparshme të monitorimit (janar – qershor 2023), kur vetëm 5% e diskutimeve regjistruan adresimin adekuat të argumenteve, mund të përfundohet një rritje e caktuar në këtë fushë.

    Në 43% të rasteve, nuk ishin adresuar argumente ose pyetje nga deputetë të tjerë, që sugjeron në përgjithësi nivel të ulët të diskutimit, në lidhje me argumentet e paraqitura. Në këtë periudhë raportuese, nuk është vërejtur ndryshim i pozicionit në diskutimet e monitoruara midis deputetëve, për shkak të argumenteve më të mira të bashkëbiseduesve ose ndonjë arsye tjetër, që është në të njëjtin nivel me periudhën e fundit të vëzhgimit (korrik – dhjetor 2022).

    REKOMANDIME

    Raportet e Institutit për Demokraci për cilësinë e debatit në përbërjen aktuale parlamentare (të zgjedhur në zgjedhjet e korrikut 2020), tregojnë se një numër dominues i diskutimeve që u zhvilluan në Kuvend janë përgjithësisht të argumentuar dobët. Me fjalë të tjera, shumica e qëndrimeve që deputetët përfaqësuan në Kuvend, nuk janë të bazuara në prova dhe për këto qëndrime nuk janë ofruar arsyetime përkatëse.

    Kjo situatë perceptohet në mënyrë objektive nga qytetarët, shumica e të cilëve vlerësuan nivelin e ulët të argumentimit në fjalimet e deputetëve, duke vlerësuar se deputetët rrallë ose kurrë nuk përdorin argumente në fjalimet e tyre.16 Për këto arsye, është e nevojshme të rritet cilësia e debatit dhe niveli i argumentimit të fjalimeve të deputetëve në Kuvend. Ky raport mbi cilësinë e debatit në këtë pjesë përfshin disa rekomandime, por edhe mjete të disponueshme që janë në dispozicion të deputetëve për të arritur një nivel më të lartë të cilësisë së debatit.

    Rritja e informimit dhe njohurive mbi temat që janë lëndë e diskutimit, si dhe përmirësim i aftësive debatuese dhe oratorike të deputetëve mund të kontribuojnë ndjeshëm për debat më të mirë në Kuvend.

    Kuvendi duhet të zbatojë në mënyrë aktive procesin e Vlerësimit të Ndikimit të Rregullativës (VNR), përmes së cilit do të rritet ndjeshëm cilësia dhe argumentimi i diskutimeve.

    Deputetët duhet të përdorin me kujdes dhe në mënyrë minimale procedurën e shkurtuar dhe procedurën për rishikimin e propozim – ligjeve me flamurin Evropian.

    Është thelbësore që deputetët të mbindërtohen me profesionalizëm dhe të kuptojnë për ndikimin e ligjeve mbi jetën e grupeve të ndryshme qytetarësh.

    Deputetët, përveç ekspertizës së IP dhe ZBP, kanë në dispozicion disa mjete për të forcuar kapacitetin e tyre për shqyrtimin dhe debatimin në lidhje me ligjet, përfshirë trajnimet që i ofron Programi për Mbështetje Parlamentare (PSP), mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunimi (SDC).

    Së fundi, është e nevojshme të ketë kalendar të seancave sipas shembullit të parlamenteve të vendeve të Evropës Perëndimore. Kalendari i seancave do të sigurojë parashikueshmëri të punës së Kuvendit si dhe më shumë kohë për deputetët, për përgatitje për pikat e rendit të ditës.

    Raportin e plotë në gjuhën shqipe mund ta lexoni KËTU.

    Lajmi Paraprak

    600 milionë denarë për pagesa të ngecura për bujqit

    Lajmi i rradhës

    Një nga viruset më të zakonshëm – shihni se ku fshihet gjithçka

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë