Ministrja e arsimit kërkon falje për deklaratën e keq artikuluar për librat në gjuhë të huaja

    Ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, deklaroi se në ueb-faqen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit do të publikohen librat e miratuara për gjuhën dhe kulturën e bashkësive dhe disa materiale për mësim, përcjell Nistori.

    Pas deklaratës se për mësimin e gjuhëve të huaja nuk ka nevojë për libra dhe nxënësit mësojnë gjuhët e huaja nga serialet televizive, që i parapriu reagimeve të ashpra në publik, ministrja Janevska sot kërkoi falje, siç tha, për deklaratën e formuluar gabimisht dhe deklaroi se Byroja për zhvillimin e arsimit nuk i miratoi librat për këto lëndë.

    “Dje bëra një deklaratë për një temë mjaft aktuale prej disa vitesh – mungesën e teksteve shkollore. Deklarata nuk ishte e formuluar mirë dhe linte vend për interpretime të ndryshme, të cilat u përdorën nga individë, por edhe nga kundërshtari politik, i cili realisht solli arsimin në gjendjen që është sot. Nuk e kam problem të kërkoj falje kur gaboj dhe këtë e bëra sot. Edhe një herë, konfirmoj se formulimi ishte i papërshtatshëm për mua. Por situata të tilla ndodhin kur je mjaft aktiv, i sinqertë në synimet e tua për të bërë diçka të mirë për sistemin arsimor dhe plotësisht transparent për median dhe publikun”, shkroi ministrja në Facebook.

    Ajo paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të ketë libra për të gjithë nxënësit, duke shpresuar që Byroja për vitin e ardhshëm do të miratojë libra cilësorë.

    “Vitin e ardhshëm do t’i kenë të gjitha librat, ndërsa këtë vit në ueb-faqen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit do të  publikohen librat e miratuara për gjuhë dhe kulturë të bashkësive dhe disa materiale mësimore që do të mund t’i përgatitin gjatë kësaj periudhe”, deklaroi Janevska.

    Ndryshe, ministrja e arsimit, Vesna Janevska tha se gjatë fillimit të vitit të ri shkollor nuk do të ketë libra të gjuhëve të huaja për nxënësit. Janevska tha se librat do të sigurohen nga viti i ardhshëm, ndërsa pohon se fëmijët fillojnë t’i mësojnë gjuhët e huaja nga serialet.

    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar LDSM-ja, nga ku thonë se DPMNE-ja dhe ministrja Janevska vetëm dy muaj pas marrjes së pushtetit konfirmuan se arsimi nuk do të jetë aspak prioritet për ta.

    Lajmi Paraprak

    Akoma nuk ka zgjidhje për 33 artistët e ansamblit!

    Lajmi i rradhës

    Cilët janë disa nga përbërësit toksikë në produktet e pastrimit 

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë