Këto ditë në Dibër dhe vendbanimet rurale qëndrojnë mbi 6 mijë mërgimtarë, prandaj edhe aktivitetet të pushtetit vendor me të drejtë janë të përqendruar në drejtim të mirëmbajtjes të higjienës publike dhe rendit në qytet. Ndërmarrja komunale ka ndërmarr aktivitete maksimale për të pastruar qytetin nga mbeturinat por edhe bën larjen e rrugëve. Por ka qytetarë të pandërgjegjshëm të cilët shkaktojnë problem në qytet.
Bëhet fjalë për hedhjen e mbeturinave gjatë natës, jo në kontejnerë por nëpër rrugë dhe parqe, por ka edhe të tjerë të cilët duke parë situatën me prezencën masive të mërgimtarëve tregtojnë në vende ku nuk janë për këtë aktivitet. Komuna me të drejtë reagon dhe kërkon ndihmë edhe nga institucionet e tjera kompetente.
Në pjesën qendrore të Dibrës, tani më disa net gjatë natës hedhen jorganë dhe dyshekë por edhe mbeturina të tjera në pjesë të parkut. Është një dukuri e cila u bie në sy qytetarëve dhe mërgimtarëve. Për çudi askush nga kompetentët nuk i sheh këta bashkëqytetarë të pandërgjegjshëm. Shumë mbeturina hedhen jashtë kontejnerëve, thonë në ndërmarrjen komunale publike “Standardi”.
Edhe pse punëtorët të kësaj ndërmarrje publike pastrojnë 24 orë, përsëri qyteti shpesh ka problem me mirëmbajtjen e higjienës publike. Komuna është duke bërë “luftë” disa muaj me një tregtar nga Gostivari i cili ka bllokuar me automjetet e tij një pjesë të trotuarit në rrugën kryesore, por askush nuk mund ta hekë nga ky lokacion. Tregtari menaxhon me dy automjete ku sigurisht edhe flenë gjatë natës dhe Dibra është kthyer në një qytet që nuk i ngjet Evropës, thonë qytetarët por edhe pushteti vendor. Komuna ka informuar se askush nuk e merr aktivitetin për ta hequr këtë tregtar.
“Në kërkesat tona, institucionet thonë se kanë ndërmarr aktivitete”, thonë përfaqësuesit të komunës.
Këto ditë ka problem edhe me shitjen të prodhimeve bujqësore nga disa bujq dibran. Tni për tani apelet për respektimin e normave ligjore që vijnë nga Komuna, për disa nuk vlejnë.
Kur jemi tek aktiviteti i ndërmarrjes komunale, duke mare parasysh frekuencën e madhe për shkak të mërgimtarëve që kanë ardhur por edhe rajonin e Zhupës dhe Rekës, ka një dinamikë të veçantë për larjen e rrugëve. Larja bëhet rregullisht dhe pa problem. Prezenca e madhe e mërgimtarëve dukshëm ka ndikuar në rritjen e punës në bizneset e tregtisë, shërbimeve, por edhe të zejtarëve. Plot punë kanë frizerët, artarët, kafeteritë, restorantet, këmbimoret dhe dinamika në qytet i shkon përshtati pothuajse çdo dibrani, meqë mërgimtarët harxhojnë shumë para. Por problemi me qytetarët që ndotin qytetin tani për tani mbetet i pazgjidhur. /Koha/