Mickoski: RMV është viktimë e çështjeve dypalëshe dhe jo e kritereve të Kopenhagës

    Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski derisa komentoi vendimin e BE-së për të ndarë Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria në rrugën drejtë BE-së u shpreh se vendi jonë është viktimë i çështjeve bilaterale dhe jo i kritereve të Kopenhagës. Sipas tij vetëm dy palë i janë gëzuar këtij vendimi dhe ato janë politikanët në Bullgari dhe opozita në vendin tonë.

    “Ne nuk duhet ta humbim shpresën dhe nuk duhet të dëshpërohemi. Edhe pse shpeshherë jemi dëshpëruar gjatë këtyre viteve. Unë shpreh keqardhje që kjo po ndodh dhe shpreh keqardhje që ne duhet të jemi viktimë e çështjeve bilaterale dhe jo për plotësimin e kritereve të Kopenhagës. Por ne do të vazhdojmë të punojmë me shumë mund do të vazhdojmë t’i zgjidhi problemet këtu brenda, për të cilat më duhet të pranoj se janë në numër shumë të madh dhe të cilat i kemi trashëguar nga qeveria e kaluar. Është mirë që kemi miq në kuadër të BE-së, është mirë që ata miq duan që ta përhapin zërin tonë në BE, një nga ata miq dhe mbështetës i yni është kryeministri Orban. Kjo që po ndodh këto dy ditë në Ohër paraqet simbol të miqësisë dhe mbështetjes që ne kemi. Qeverisë së Shqipërisë i dëshirojë më të mirën, i dëshiroj që shumë shpejtë t’i përfundojnë negociatat dhe të bëhen pjesë e BE-së. Shpresoj që dhe ne një ditë të jemi pjesë e asaj familje dhe të ulemi në atë tavolinë. Më vjen keq që për këtë vendim vetëm dy palë kanë qenë lumtura dhe kjo pa mëdyshje janë politikanë në Bullgari dhe opozita tek ne. Vetëm këto janë dy palët që iu gëzuan vendimit të BE-së e cila jo që nuk është korrekte por është porosi shumë e gabueshme ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Mickoski. 

    Mickoski theksoi se Hungaria e ka mbështetur gjithmonë vendin, si në kohë të vështira, ashtu edhe në përpjekjet për integrimin tonë evropian.

    “Hungaria nuk është vetëm partneri ynë në skenën evropiane, por edhe shembull se si një vend mund të balancojë me sukses sovranitetin kombëtar me integrimin global. Hungaria ka qenë gjithmonë mbështetës i fortë i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe i aspiratave tona për anëtarësim të plotë. Ne ndajmë vizionin e përbashkët me miqtë tanë hungarezë për një Ballkan të integruar, ku të gjitha vendet e rajonit do të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane”, tha Mickoski.

    Mickoski theksoi se në takimin tet-a-tet, është diskutuar edhe për projekte strategjike si transporti Veri-Jug dhe korridori energjetik, i cili lidh Ballkanin me Hungarinë, i cili ka një rëndësi të madhe për sigurinë energjetike dhe rritjen ekonomike të të gjithë rajonit dhe bashkëpunimi ynë me Hungarinë do të jetë kyç për zbatimin me sukses të këtyre nismave. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gonzato: BE bazohet në merita, RMV le t’i përmbushë kushtet dhe pastaj do të fillojnë negociatat

    Lajmi i rradhës

    Rikthehet kaosi me transportin publik në Shkup, qytetarët shprehen të shqetësuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë