Gjuha ruse në shkollat e RMV – një nga temat e takimit Dimitrievski – Bazdnikin

    Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili udhëheqë më partinë ZNAM, sot ka pritur takuar ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Bazdnikin, ku një nga temat e diskutuara është edhe mësimi i gjuhës ruse në shkollat e Maqedonisë së Veriut.

    “Në takim kemi diskutuar për më shumë tema aktuale, me theks mësimin e gjuhës ruse në shkollat fillore dhe të mesme në Kumanovë”, deklaroi Dimitrievski, i cili është kryetar i partisë ZNAM, parti e cila e përbën Qeverinë e RMV-së së bashku me VMRO-DPMNE-në dhe VLEN-in.

    Në mars të vitit 2022, Rusia e futi Maqedoninë e Veriut në listën e shteteve armike, së bashku me shumë shtete të rëndësishme, si SHBA-në dhe ato në Bashkimin Evropian.

    Lajmi Paraprak

    “RMV ËSHTË NË “STATUS QUO””

    Lajmi i rradhës

    A ndihmon kafja që të këndelleni?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë