Sfida e raportimit nga Gaza – fushëbeteja më e rrezikshme në botë për momentin (Video)

    Yousef Alhelou, një reporter prej kohësh nga Gaza, i mbijetoi shumë sulmeve, gjenocideve, ndër të cilat vdiq edhe familja e tij. Por ai ende nuk heq dorë nga gazetaria dhe raportimi mbi Palestinën. Nistori ka intervistuar Alhelou-n në lidhje me sfidat e raportimit mediatik në Gaza. Ai për Nistorin thotë se në Gaza nuk ka rregulla raportimi, gazetarët nuk mbrohen, pasi sipas tij janë në shënjestër të dronëve, tankeve, intelegjencës izraelite dhe teknologjisë më moderne ushtarake.

    Nistori: Jusuf, fillimisht do të doja t’ju falënderoj që jeni këtu. Pyetja ime e parë është se si është që të raportosh me plumba mbi kokë, pa qenë i mbrojtur fare?

    Jusuf Alhelo: është shumë e rrezikshme për të raportuar nga territoret e okupuara palestineze, sidomos nga shtëpia ime, Gaza. Kur isha atje, pajisjet mbrojtëse, helmeta, parzmorja, nuk na mbrojtën, sepse një predhë tanku, mund të të vrasë, pra edhe plumbat mund të depërtojnë. Kjo është një punë e frikshme, është profesioni më i vështirë në gazë që të punosh si gazetar sepse mund të humbësh jetën, mund të jesh i frikësuar, mund të humbësh gjymtyrët, por gazetarët thonë që është detyra jonë, është detyrimi ynë moral që raportojmë se çfarë është duke ndodhur. Njerëzit mund të zgjedhin mënyra të ndryshme të raportimit, qoftë si gazetar, korrespondent, kameraman, influencues. Secili ka një rol për të luajtur.

    Nistori: çfarë me gazetarin në Gazë tani, i cili ka “të drejtë” të raportojë brenda territorit të Gazës?

    Jusuf Alhelo: ata janë shumë të rraskapitur, janë shumë të lodhur, nuk e kanë tërë mbështetjen që u nevojitet, duhet të brengosen për fatin e familjeve të tyre, për sigurinë e tyre, nuk i kanë parë familjet e tyre thuajse një vjet sepse janë të ndarë ndërmjet veriut dhe jugut, u mungojnë të gjitha pajisjet mbrojtëse, të gjitha mjetet, raportojnë në rrethana tepër të rrezikshme. Prandaj e admiroj qëndrueshmërinë e tyre, e admiroj guximin e tyre.

    Nistori: dua t’ju pyes diçka për njerëzit që jetojnë aty. Në çfarë kushtesh jetojnë tani për tani populli palestinez?

    Jusuf Alhelo: atyre janë duke u mohuar të gjitha furnizimet bazë dhe nevojat, u mohohet siguria, u mohohet të kenë një jetë normale thuajse një vjet. Bomba non-stop, avionë zbulimi non-stop gumëzhijnë mbi kokë, plumba që fluturojnë, granatime tankesh, vuajtje, trupa të vdekur nëpër rrugë, shpërqendrim kudo. Ata jetojnë në vendim më të pafatë në Tokë, në zonën me popullsi më të dendur, jetojnë në një burg të madh. Ata janë duke pritur për çastin, për armëpushimin, për fundin e këtij gjenocidi sepse duket sikur ata jetojnë të pambrojtur. Kudo që Izraeli hedh bomba, civilët vriten.

    Nistori: Jusuf, ju keni raportuar nga fushëbeteja. Cili është çasti më i vështirë e ke parë personalisht?

    Jusuf Alhelo: është e vështirë kur raporton dhe nuk e sheh familjen tënde. Pra është e vështirë të mos dish për fatin e të dashurve të tu. Ke fëmijët e tu, gruan tënde, prindërit e tu. Kjo është e vështirë. Mirëpo çfarë është gjithashtu e rrezikshme, është se nuk e di se ku do të bjerë bomba. Mbase ti do të jesh shënjestra e radhës. Shumë kolegë u vranë nga dronët, janë vrarë dhe kanë pranuar telefona në emër nga inteligjenca ushtarake izraelite. Pra nuk e di, sepse je duke bërë punën e gazetarit, të personit mediatik,…mund ta pësosh.

    Nistori: a keni ndonjë të dhënë se sa reporterë janë vrarë në Gazë?

    Jusuf Alhelo: po. Sipas Sindikatës Palestineze, 161 gazetarë palestinezë. Këtu përfshihen raportuesit, përfshihen kameramanët, përfshihen teknikët,…meshkuj e femra, të moshuar e të rinj, redaktorë lajmesh,…analistë politikë, të gjithë ata që punojnë në mjedisin mediatik, që është numri më i lartë në botë, i raportuar ndonjëherë.

    Nistori: Jusuf, ka një hile në opinion, gjoja lufta po bëhet ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Çfarë mendon, po lufton Izraeli Hamasin apo palestinezët?

    Jusuf Alhelo: ky është një sulm kundër palestinezëve, nuk është luftë. Një luftë bëhet ndërmjet ushtrive të barabarta, është luftë simetrike. Kemi Izraelin që ka teknologjinë më të re, armët më të reja amerikane. Ushtria e saj konsiderohet e katërta më e fuqishme në Lindjen e Mesme, kundër civilëve palestinezë, që popullsia e tyre mbrohet me armë primitive, armë bazë nga rezistenca palestineze. Izraeli përdor forcë shtypëse, forcë të shpërpjestuar, bombat më të reja, bomba të saktësisë, operacione të sakta, të gjitha llojet. Ata e shndërruan Gazën në një fushë testimi – laborator. Kjo është sikur palestinezët duhet të testohen nga këto bomba, këto armë që më pastaj të eksportohen.

    Nistori: pyetja ime e fundit është se cila është thirrja juaj për botën apo porosia juaj?

    Jusuf Alhelo: porosia ime për botën është që të mos përdorin standarde të dyfishta, porosia ime është që palestinezët janë qenie njerëzore, racizmi nuk ka vend sepse në fund të fundit, kjo është një çështje madhore njerëzore, nuk është…nuk ka të bëjë asgjë me politikën ose fenë. Bashkëqytetarët e juaj janë duke u vrarë ditë e natë gjatë vitit të fundit dhe qeveritë në botë, sidomos ato perëndimore, përkatësisht administrata e ShBA, nuk kanë ndërmarrë veprime, hapa konkretë për të ushtruar trysni mbi Izraelin, që t’i japë fund këtij gjenocidi sepse kur e pranuan Netanjahun në kongres dhe e përshëndetën, është sikur e përgëzuan kasapin, kriminelin e luftës. Dje, kur dha urdhrin për të vrarë Nasrullahun, ai dha urdhrat nga selia e OKB-së në Nju-Jork. Kjo paraqet fyerje të bashkësisë ndërkombëtare, fyerje të së drejtës ndërkombëtare dhe fyerje të të gjitha institucioneve të OKB-së.

    Nistori: ju faleminderit për kohën tuaj!

    Jusuf Alhelo: kënaqësia e imja!

    Lajmi Paraprak

    Salla e sportit në Zajaz pa çelës, pa dokumente dhe pa përdorim prej 14 vitesh!

    Lajmi i rradhës

    Komunat si pus pa fund / Nga qeveria e kaluar morën mbi 100 milionë euro, tani do ta shfrytëzojnë kredinë hungareze

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë