I pyetur për intensifikimin e takimeve të ambasadorit rus Sergey Bazdnikin me politikanë në Maqedoninë e Veriut, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se lëvizjet e tij janë të kufizuara në nivel lokal, përcjell Nistori.
“Nuk shkon më gjerë sesa Levica dhe këta të tjerat, të kufizuara i ka lëvizjet, në nivel lokal”, tha Mexhiti.
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili udhëheqë më partinë ZNAM, ka pritur takuar ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Bazdnikin, ku një nga temat e diskutuara është edhe mësimi i gjuhës ruse në shkollat e Maqedonisë së Veriut.
Në mars të vitit 2022, Rusia e futi Maqedoninë e Veriut në listën e shteteve armike, së bashku me shumë shtete të rëndësishme, si ShBA-në dhe ato në Bashkimin Evropian. /Nistori/