Sipas kërkesës për ndihmë që Qeveria e Bosnjës dhe Hercegovinës bëri dje në mbrëmje përmes Mekanizmit Evropian për Mbrojtje Civile, drejtori i DMSh-së, z.Xhevat Selami, në ora 22:00 thiri mbledhje urgjente koordinuese, njofton Nistori.
Në mbledhje u shqyrtua kërkesa për ndihmë dhe u vendos që Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të dërgojë ekipet e mëposhtme: Ekipi i kërkim-shpëtimi nga rrënojat (17 anëtarë me pajisje dhe 5 automjete);
Ekip shpëtimi nga përmbytjet me pompa (16 anëtarë, 20 pompa me kapacitet total 6000 l/minutë dhe 6 automjete).
Nga Qeveria e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës pritet të marrë një vendim për pranimin e ndihmës.
Profesori nga Beogradi: humbja e Vuçiqit, shans për shërimin e shoqërisë serbe
“Ky është një shans që të fillojmë të shërohemi si shoqëri, t’i ndëshkojmë ata që janë përgjegjës dhe…






