7 deri në 15 për qind e grave rrezikojnë të preken nga sëmundjet e shëndetit mendor gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes. Gratë që rrezikojnë të preken nga sëmundjet e shëndetit mendorë janë nënat e reja, nënat vetë ushqyese, ato që kanë përjetuar dhunë familjare dhe dhunë nga partneri. Sllavica Arsova, psikiatre thotë se shenjat depresive që shfaqin gratë më së shumti janë sjelljet agresive, arrogante dhe shpesh herë nuk i duan fëmijët e tyre.
“Gjendjet depresive gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes kanë ndikim të madh, edhe në zhvillimin e shtatzënisë d.m.th nënat që janë depresive , nuk shkojnë në kontrolle të rregullta, nuk i ndjekin rekomandimet nga ana e mjekëve, nuk ushqehen mirë, disa prej tyre konsumon duhan shumë, disa alkool, substanca.. që rrezikon në zhvillimin e fetusin që në shtatzëni. Nënat që janë depresive gjatë shtatzënisë rrezikojnë lindje të parakohshme, ose lindje cezariane”, tha Sllavica Arsova, psikiatre.
Ende më shqetësues është fakti se vetëm pesë për qind e lehonave kërkojnë mbështetje psikologjike. Për këtë sipas psikologëve ndikon fakti se ende mbetet tabu kërkesa për ndihmë psikologjike.
“Fatkeqësisht numri i nuk është I kënaqshëm, mbrëmë po konsultohesha me disa të dhëna, nuk është se kërkojnë ndihmë. Ndoshta në mënyrë të fshehët shoqëri me shoqëri, familje me familje, por në mënyrë të themi më zyrtare, të dhëna më zyrtare nuk kemi numra të kënaqshëm që tregojnë se, në kuadër të qyteteve apo edhe në nivel republikan ishte një përqindje shumë e vogël 4-5 për qind ishte. Është ende tabu nga vetë fakti se ata keqkuptohen dhe keqinterpretohen d.m.th se është ende tabu”, theksoi Fatime Ziberi, psikologe.
Psikologët thonë se në vend mungojnë edukimi kolektiv dhe programet adekuate për mbështetje psikologjike duke i lënë anash shqetësimet e tilla të grave të cilat rrezikojnë të kenë përfundim fatal. /Alsat/