“Shteti nuk e di rëndësinë veterinerëve” / Profesioni po shuhet, të rinjtë në RMV nuk kanë interesim

    Oda e veterinerëve të Maqedonisë shënoi 30 vjetorin e themelimit,  duke shprehur pakënaqësinë e tyre, pasi siç thonë shteti nuk e di rëndësinë e tyre, andaj shtojnë se ky profesion po shuhet. Drejtori i dhomës së veterinerëve Tomislav Nikollovski tha se veterinerët janë të margjinalizuar.

     “Në asnjë rast nuk jemi të kënaqur. Ne kemi një profesion që jemi shumë të margjinalizuar në shtetin tonë. Ne në të kaluarën kemi bërë përpjekje  që të promovojmë rëndësinë e profesionit të veterinarisë  në shoqëri dhe sigurisht kjo do të jetë edhe në të ardhmen mision. Në çdo aspekt si material profesional mjekët veteriner nuk janë të favorizuar në shtetin tonë ashtu siç duhet”, tha Tomisllav Nikollovski- drejtor i OVM-së.

    Nënkryetari i dhomës së veterinerëve  të Maqedonisë  Rami Selmani potencon se në Maqedoni  të rinjtë nuk stimulohen që të mësojnë në veterinari dhe jo rastësisht kemi rreth 15 studentë në tre fakultete në Maqedoni.

    “Nëse flasim për problemet e mjekëve në Maqedoninë e Veriut  është shumë i madh, ka nevojë shumë  dhe të rinjtë nuk janë të interesuar për të regjistruar fakultetin e veterinarisë dhe kjo pas disa viteve do sjell një problem të jashtëzakonshëm. Bëj apel tek të rinjtë të regjistrohen në fakultetin e veterinarisë sepse e ardhmja e njerëzve është nga doktorët veteriner. Në universitet  e veterinës që ka në Maqedoni, t’i marrish të gjitha janë apo s’janë 10 apo 15 studentë, që tregon një gjendje shumë të keqe”, pohoi Rami Selmani- nënkryetar i OVM-së.

    Veterineri nga Shqipëria Ervin Resuli tha se në Shqipëri ka 60 studentë në vit që diplomojnë, që sipas tij është një numër i ulët në bazë të nevojave.

    “Ne jemi në përfarim të legjislacionit me Bashkimin Evropian dhe në fakt kemi bërë shumë lëvizje. Një pjesë e mirë e legjislacionit me BE-në, kemi problematika sa i përket strukturave private dhe shtetërore. Kemi problematika sa i përket medikamenteve. Fakulteti i mjekësisë veterinare diplomon mesatarisht 60 studentë  në vit. Në fakt është një numër që të paktën pesë gjashtë vitet ka qenë i pa ndryshuar, dhe normalisht tregu në Shqipëri ka nevojë më shumë  dhe ne kemi pasur shumë pensionime. Kemi pasur struktura shtetërore që kanë thithur veteriner dhe kjo ka bërë  që një pjesë e sektorit privat të jetë e pa mbuluar me veteriner”, pohoi Ervin Resuli – kryetar I UVSH-së.

    Në këtë konferencë të përvjetorit kishte veteriner nga i gjithë Ballkani por edhe Turqia. Mjekët kanë mësuar  metodat më të reja të operimit, barnave, por edhe masat që duhet të merren ndaj epidemive të ndryshme. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Bytyqi: qeveria po e çon vendin drejt rrënimit ekonomik

    Lajmi i rradhës

    Ivan Stoiljkoviq është ministri më më shumë borxhe në qeverinë e Mickoskit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë