Mickoski: Deri në qëllimin përfundimtar, anëtarësimin në BE do të vijmë me sinergji të përpjekjeve për reforma dhe ruajtje të dinjitetit.
Kryeministri Hristian Mickoski sot në konferncën e përbashkët për shtyp me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen theksoi se nevojitet sinergji e përpjekjeve që investohen në drejtim të përmirësimi të cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe reformat konform standardeve evropiane nga njëra anë dhe ruajtja e krenarisë dhe dinjitetit të qytetarëve nga ana tjetër.
Mickoski tha se takimi i tyre ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e vendit tonë dhe për dinamizimin e mëtejshëm të integrimeve evropiane, që është interes, prioritet dhe synim kryesor strategjik.
“Ne mbetemi fort të përkushtuar si Qeveri në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Vizioni ynë është i qartë, ne duam të jemi pjesë e familjes evropiane, duke ndarë të njëjtat vlera të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ne jemi të vetëdijshëm se sfida të rëndësishme na presin. Reformat që po zbatojmë në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të institucioneve janë vendimtare për të ardhmen tonë. Këto ndryshime nuk janë vetëm kusht për anëtarësim në BE, por janë të nevojshme për përmirësimin e standardit jetësor të të gjithë qytetarëve”, shtoi kryeministri Mickoski. /Nistori/