Murtezani: kërkohet garancë që pas ndryshimeve kushtetuese do të përmbyllet procesi eurointegrues

    Ministri i Eurointegrimeve Orhan Murtezani, sot ka qëndruar për vizitë në Komunën e Tetovës, ku edhe ka realizuar takim me Bilall Kasamin. Pas takimit Murtezani dhe Kasami mbajtën konferencë për shtyp, ndërsa folën për ndryshimet kushtetuese, shfrytëzimin e fondeve IPA dhe se si ato mund të thithen nga komunat e Pollogut.

    Murtezani i pyetur për ndryshimet kushtetuese, tha se vendi duhet të merr garancë që pas ndryshimeve kushtetuese do ta përmbyll procesin e anëtarësimit në BE.

    “Jo vetëm në deklarimet publike, por edhe private, përfshirë edhe raportin e progresin, ndryshimet kushtetuese figurojnë qartë. Qeveria e RMV-së nuk e konteston nevojën e sjelljes së ndryshimeve kushtetuese, madje ne kemi shumicë të dyfishtë dhe procedura mund të fillojë menjëherë”.

    “Për shkak të përvojës së keqe me bllokime, duhet të jemi të sigurt që ndryshimet kushtetuese nuk do ta hapin vetëm procesin e bisedimeve, por do ta përmbyllin atë. Në moment që do të kemi ndonjë zgjidhje që e siguron RMV-në që procesi i bisedimeve ndonjë ditë do të përfundojë, ndryshimet kushtetuese do të fillojnë menjëherë”, tha Murtezani.

    Ai theksoi se së shpejti do të fillojë dialogu me Bullgarinë, ndërsa shpresoi që atje të ketë qeveri stabile.

    Lajmi Paraprak

    Rivaliteti krijoi Renesancën: armiqësitë e artistëve të mëdhenj

    Lajmi i rradhës

    Zero tolerancë për sulmet ndaj gazetarëve: dhunuesit duhet të përgjigjen! 

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë