Mësuesi përfundon në polici, një prind e denoncoi për dhunë fizike ndaj të birit

    Një mësues ka përfunduar në polici, pasi është denoncuar nga një prind i një nxënësi të tij, përcjell Nistori.

    Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, babai e akuzon mësuesin se ka sulmuar fizikisht birin e tij të mitur gjatë orës mësimore në një nga shkollat e Shkupit.

    “Më datë 11.11.2024 në ora 09.50 në SPB Shkup, S.S.(39) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 08:30, biri i tij i mitur derisa ka qenë në orë në shkollën fillore në Shkup ku ka mësuar, është sulmuar fizikisht nga mësuesi. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

    Lajmi Paraprak

    Llogari bankare e zbrazët dhe mungesë punëtorësh në Kodrën e Diellit

    Lajmi i rradhës

    Pse problematizohen projektet infrastrukturore në pjesën shqiptare!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë