Dëshmi të reja për vrasjen e Vanjës dhe Pançes / “Babai i Vanjës na kërkoi t’i shkruanim Elon Musk-it për ta gjetur vajzën me satelit”

    Sot pati dëshmitarë të rinj në seancën gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit. Tezja e Vanjës tha se gjatë kërkimit , ajo ishte në shtëpinë e tyre për të mbështetur nënën e Zoricës, përcjell Nistori.

    “Që nga e marta jam në shtëpinë e Zoricës. Ne pamë pamjet me babain e Vanjës dhe më pas arritëm në përfundimin se Vanja u mor para ndërtesës, sepse ajo nuk u pa duke u larguar. Pastaj në ditët në vijim, një mik i Aleksandrit, Goce, erdhi dhe i shikoi incizimet. Në një moment, ai hyri në dhomën e ndenjjes, tha se pamë automjetin ‘Citroen’ që kërkohej dhe gjithashtu një burrë. Ai tha se nuk ishte pedofil, ndaj e kapi atë.
    Babai Aleksandri u shqetësua, doli, hyri, kërkoi. Gjatë gjithë kohës i thoshte Zoricës mos u shqetëso, do ta gjej. Nuk kam pasur shumë komunikim me të. Thjesht më tha t’i dërgoja një mesazh Elon Musk që ta gjente me satelit, gjë që ishte e çuditshme për mua, si ta gjeja atë”, tha Maja Spiroska.

    Ajo informoi gjithashtu se Aleksandri dërgoi një mesazh në grupin e prindërve Viber, dhe më pas e fshiu atë. Nuk e pashë mesazhin, por më thanë që ka shkruar “Ktheje fëmijën, të jap para”, shton kushëriri i Zoricës.

    Në seancën e parë të akuzuarit Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, deklaruan se nuk ndihen fajtorë.

    Vanja dhe Pançe nga Velesi u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dobët me e-tregti, dominon paraja në dorë

    Lajmi i rradhës

    Gashi në Tiranë: të përkushtuar për të ardhmen europiane të dy shteteve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë