Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të homologes së tij Elisa Spiropali, përcjell Nistori.
“Nder i veçantë të takoj miken dhe homologen time, znj. Elisa Spiropali, Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë vizitës sime zyrtare në Tiranë. Ky takim miqësor thekson vazhdimësinë e dialogut dhe forcimin e partneritetit të palëkundur mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Diskutuam mbi intesnifikimin e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërparlamentar, si në planin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral. Konfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për realizimin e prioritetit strategjik, integrimit në BE. Në këtë kontekst, përgëzova suksesin e Shqipërisë në lidhje me hapjen e grupit të parë të kapitujve në bisedimet për anëtarësim në BE, i bindur që ky hap shënon një hap vendimtar për të ardhmen e vendit dhe rajonit, ndërkaq theksova se Maqedonia e Veriut po bën përpjekjet maksimale për të tejkaluar pengesat rreth ndryshimeve kushtetuese, që të vazhdoj të hapëroj në këtë proces”, deklaroi Gashi.
Gashi tha se bashkëpunimi brenda aleancës së NATO-s, përdorimi efikas i fondeve të BE-së dhe promovimi i projekteve infrastrukturore, janë të domosdoshme për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta për integrim, zhvillim dhe prosperitet. /Nistori/
Memedi: dje nuk ishte kongres, por një gjymysh spektakël alla Taravarçe
Nënkryetar i ASh-së krahu i Ziadin Selës, Remzi Mehmedi e ka cilësuar si të paligjshëm kongresin e djeshëm…