Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në Komisionin për Financim dhe Buxhet, derisa po diskutoheshte për propozim-buxhetin për vitin 2025, përcjell Nistori.
Në foltore ishte deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi ku po i replikonte deputetit të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov.
TV21 mëson se deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski nga stoli i Kuvendit i ka ndërhyrë deputetit të LSDM-së Fatmir Bytyqit me fjalët: Po gënjen! Ndërkohë Bytyqi iu drejtua deputetit Bojan Stojonovski me fjalët “Ju lutem mos e përdorni më atë fjalë. Mos e përdorni më. Hera e parë dhe e fundit”.
Bytyqi pas kësaj ndërpreu fjalën dhe shkoi në drejtim të deputetit Bojan Stojonovski dhe për pak të ndodhte ndonjë incident fizik, por deputetët tjerë e kanë qetësuar situatën.
Këtë e konfirmojnë disa deputetë të cilët kanë qenë prezent në Komisionin për Financim dhe Buxhet. /Nistori/