Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar hetimet rreth një vrasjeje së Orhan Bajramit -Okit që ka ndodhur në Hanioti të Greqisë. Ai ishte kreu i grupit të “Duqanxhikut”.
“Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi për veprën penale, e dënueshme në bazë të Kodit Penal – Vrasje dhe për Përpunimin, mbajtjen dhe tregtinë e paligjshme të armëve dhe materialeve eksplozive”, raportoi Prokuroria.
Më 15 korrik të vitit të kaluar, në Hanioti të Greqisë, i dyshuari 33 vjeçar së bashku me një person të panjohur deri më tani, me qëllim e kanë vrarë Orhan Bajramin – Okin, duke rrezikuar edhe katër persona të tjerë.
“Prokurori publik deri të Gjykata Themelore Penale në Shkup ka propozuar masën e paraburgimit për të dyshuarin”, raportoi Prokuroria.
Dy të dyshuarit kishin shkuar në kompleksin turistik ku po qëndronte Oki, përmes derës së ballkonit ishin futur brenda, duke e kryer edhe vrasjen me tri plumba në trupin e viktimës.