Merko emëroi për drejtor shkolle një bibliotekist pa arsim të përshtatshëm, MPB ka ngritur kallëzim penal

    Policia e Strugës ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit Ramiz Meko për shkak të dyshimeve për punë të pakujdesshme në shërbim. Në cilësinë e kryetarit të komunës, siç bën me dije policia, Merko më 30 maj 2018 dhe 1 prill 2024, ka nxjerrë vendim që A.O. nga fshati i Strugës, Podgorci, nga bibliotekist është emëruar drejtor i shkollës fillore të po këtij fshati, duke e ditur se nuk i plotëson kushtet.

    “I denoncuari R.M. e bëri këtë edhe pse e dinte se A.O. nuk ka arsim të përshtatshëm dhe nuk i plotëson disa kërkesa nga Ligji për arsimin fillor, nuk ka pasur së paku pesë vjet përvojë pune në shkollë, nuk ka dhënë provimin e drejtorit në afatin e përcaktuar ligjor, nuk ka pasur stazh praktik dhe nuk posedonte certifikatë përkatëse të njohjes së gjuhës angleze”, thuhet në njoftimin me shkrim nga MPB.

    Parregullsitë janë evidentuar nga Inspektori Shtetëror i Arsimit gjatë një inspektimi të kryer më 20 qershor të këtij viti.

    Po ashtu, është konstatuar se pas vendimit të bordit të shkollës, kryetari i komunës së Strugës nuk ka shpallur shpallje për zgjedhjen e drejtorit dhe A.O-së në mënyrë të kundërligjshme i ka mundësuar marrjen e aktvendimit si u.d drejtor, duke i mundësuar realizimin e përfitimeve financiare në bazë të pagës dhe kontributeve.

    Ramiz Merko, gjithashtu akuzohet se në mënyrë të paligjshme ka emëruar drejtorë në shkollat fillore në fshatrat Podgorci, Labunishtë, Veleshtë dhe Vëllezërit Miladinovci të Strugës.

    Në të gjitha rastet drejtor emërohej personi që nuk i plotësonte kushtet, pra nuk kishte përvojë pune të paktën pesë vjet në punë arsimore. Ministria e Arsimit tashmë i ka hequr kompetencat Merkos në shkollat e Dërsllajcës dhe Podgorcit dhe ka emëruar ushtrues detyre të rinj.

    Lajmi Paraprak

    Mbindërtim i pazakonshëm në Bullgari

    Lajmi i rradhës

    Aggeler: askush nuk thotë o Zot, nuk besoj se Grubi dhe Bexheti janë në listën e zezë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë