Mickoski: ka një kohë të gjatë që drejtori i Lotarisë nuk gjendet në RMV

    “Informacionet e mia thonë se ish drejtori i Lotarisë tashmë një kohë të gjatë nuk është në territorin e Maqedonisë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në Click Plus në TV21 për aksionin kundër Lotarisë Shtetërore për shkak të keqpërdorimit me para nga buxheti i Shoqërisë Aksionare, përcjell Nistori.

    Mickoski në studion e TV21 tha se ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili është poashtu i përfshirë në aksionin e Lotarisë, me veturë diplomatike dhe me një person tjetër e ka lëshuar shtetin dhe ka shkuar në Kosovë.

    Ndërkaq ministri Pançe Toshkovski në konferencë për media tha se janë vërtetuar parregullsi gjatë lëshimit të Grubit nga vendi.

    “Ai është grup më i gjerë. Nuk janë vetëm ish zëvendëkryeministri dhe ish drejtori i Lotarisë. Ish njeriu i parë i Lotarisë tashmë e një kohë të gjatë nuk gjendet në territorin e Maqedoni, kurse ish zëvendëskryeministri i parë me veturë me targa diplomatike”, tha Mickoski.

    E pashmangshme ishte pyetja për aksionet policore të cilat janë kryer gjatë këtyre ditëve në Maqedoni, mes të cilave edhe ajo për shkatërrimin e grupeve kriminele.

    Ai tha se deri tani janë zbardhur 7 vrasje.

    “Bëhet fjalë për struktura kriminale të cilat kanë qenë të pranishme nëpër qytete të shtetit për më shumë dekada. Bëhet fjalë për grup për të cilin ekzistojnë dyshime të bazuara për kryerjen e veprave kriminale, mes të cilave edhe vrasje. Në bazë të dëshmive të cilat janë grumbulluar, bëhet fjalë për aksion policor më kompleks në historinë e Maqedonisë dhe aksioni do të zbardhë vrasje nga vitet e kaluara. Kanë dalë 7 vrasje”, tha Mickoski.

    Në lidhje me punimet te korridori 8&10D, Mickoski tha se është sjell vendim për vazhdimin e realizimeve, pasi nëse do të anulohej projekti nga “Bektel dhe Enka”, shteti do të duhej të paguajë miliona.

    “Kur duhej të vlerësohej projekti i Bektel dhe Enka. Plotësisht edhe më tej e vlerësoj si më kriminel. Nëse tani e anuloj, ju, ne dhe gjeneratat e ardhshme do t’u kushtojë miliona, për këtë mora pakënaqësi, fitova plumba politik dhe vendosa ta zgjidhim sa më shpejtë. Mendoni ju se më vinte mirë! E kam të njëjtin qëndrim”, tha Mickoski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Barcelona pa Lamine Yamal, pesë lojtarë në të cilët mund të mbështet Hansi Flick

    Lajmi i rradhës

    “Lufta” nis me Lotarinë Shtetërore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë