Vanja dhe Pançe janë vrarë me kalibër të njëjtë të plumbit prej 9mm, tregoi autopsia

    Në Gjykatën themelore penale, sot me parashtrimin e dëshmive materiale, vazhdoi gjykimi për vrasjen e dyfishtë të minorenes Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, njofton AIM, përcjell Nistori.

    Në seancë prokurorja Zhaklina Trajkovska shpjegoi shkurt 180 nga gjithsej 197 prova para Gjykatës që kanë të bëjnë me lokacionet ku janë gjetur viktimat, gjetjet nga hetimet e organeve të hetuesisë, gjurmët e gjetura, gjetjet e autopsisë, si dhe raportet nga ekspertët psikiatrikë.

    Siç theksoi prokurorja, viktimat u vranë nga afër me një të shtënë në kokë, me të njëjtin kalibër 9 mm, duke treguar se nga autopsia rezultoi se Vanja nuk ishte mbytur, dmth të dy viktimat ishin gjallë në momentin e ekzekutimit, për të cilin i akuzuari Ljupço Palevski kundërshtoi se nuk i janë gjetur shenjat e gishtave.

    Sipas analizës së ADN-së nga shiriti vetëngjitës që ishte në gojën e Vanjës, janë gjetur gjurmë të përziera të vajzës, si dhe, sipas të gjitha gjasave, gjurmë të të akuzuarit Velibor Manev.

    Si pjesë e provave materiale të prokurorisë, Trajkovska sqaroi se në sediljet e automjetit Renault Kangoo janë gjetur gjurmë të të akuzuarve Velibor Manevit, Vllatko Keshishevit dhe Bore Vidoevskit, si dhe gjurmë të bishtave të cigareve me origjinë nga Vllatko Keshishevi dhe Bore Vidoevskit, si dhe gjurmët e nga një rrethi të një shishe uji plastike.

    Sipas konstatimeve për Pançe Zhezovskin, kur u qëllua dhe u vra, ai ishte në pozitë të drejtë gjysmë të përkulur, me kokë të përkulur.

    Ekzaminimi psikiatrik i të pandehurve ka rezultuar se të gjithë të pandehurit kanë mundur të kuptojnë veprimet në çdo moment. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Glaçev më tha se në kuvendin e Bullgarisë të gjithë janë kundër Maqedonisë

    Lajmi i rradhës

    “Himni”, tërhiqet ligji i arsimit të mesëm / “Luftë” për meritat e tërheqjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë