REKLAMOKRATURA

    Zharko Trajanoski

    Para disa ditëve, lexova në “Forbes” se tani paska numër më të madh të miliarderëve – 2781, ndërsa dy të tretat e tyre janë bërë edhe më të pasur se vitin e kaluar. Njëzet më të pasurit prej tyre këtë vit janë pasuruar për 700 miliardë dollarë. Për të varfrit nuk kishte as edhe një fjalë.

    Nëse shikoni listën e Forbes të “Miliarderëve në kohë reale”, do të vini re se shumica janë njerëz që janë pronarë të teknologjive dhe rrjeteve të komunikimit ose kanë fituar pasurinë e tyre falë komunikimit dhe internetit.

    Njeriu bindshëm më i pasur në botë, hem është pronar i një rrjeti social, hem shet internet satelitor në më shumë se 100 vende të botës.

    Njeriu i dytë më i pasur është pronar i një kompanie teknologjike që merret jo vetëm me tregti elektronike, por edhe me shërbime të tjera komunikimi.

    I treti më i pasur është pronar i një gjiganti softuerësh, e i katërt është pronari i një rrjeti social me më shumë përdorues në botë.

    Në vendin e gjashtë dhe të shtatë janë miliarderët e lidhur me motorin kryesor të kërkimit në internet, e deri në vendin e 20-të ka disa miliarderë të tjerë të lidhur me sisteme operative dhe teknologji të tjera të (tele)komunikimit.

    Qartazi, jetojmë në një kohë kur shumica e banorëve të Tokës kalojnë një pjesë të konsiderueshme të jetës së tyre në internet dhe rrjete sociale, duke bërë qindra, nëse jo mijëra komunikime dhe ndërveprime çdo ditë.

    Pronarët e mediave sociale sot përfitojnë nga përdoruesit e tyre, ashtu siç kanë përfituar pronarët e mediave tradicionale (gazeta, revista, televizione, radio…) nga reklamimi i produkteve apo shërbimeve. Me atë dallim që më parë përdoruesit e mediave hem paguanin për të pasur qasje në medium, hem shfrytëzoheshin si “audiencë e synuar” për reklamim. Në formën moderne të reklamokracisë (mund ta quajmë edhe reklamokraturë), ne përdoruesit paguajmë kryesisht për qasje në internet, por qasjen në rrjetet sociale e kemi “falas”.

    Mirëpo, nuk është aspak “falas”. Edhe po e humbim kohën, edhe po shfrytëzohemi nga reklamuesit që e përdorin platformën për të na targetuar – si konsumatorë.

    Prandaj, është një iluzion që koha e kaluar në rrjetet sociale është “kohë e lirë” e jona dhe se është falas.

    Kjo është kohë kur humbim gjënë tonë më të çmuar – kohën e lirë, që të na shfrytëzojnë si konsumatorë.

    (Autori është drejtues i hulumtimeve në Institutin për Media dhe Analitikë IMA)

    Lajmi Paraprak

    PThP me procedurë ndaj Despotovskit dhe shtatë personave të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Lajmi i rradhës

    Alluloza, sheqeri i rrallë që premton të ndryshojë ëmbëlsinë

    Lajme tjera

    Pasi bie perdja!

    Iljaz Halimi Tani që përfunduan zgjedhjet mund të shpërfaqen edhe mendime edhe të dhëna që lidhen me deklaratat…
    Më tepër

    Dy sfidat e NATO-s

    ARBËR ZAIMI  Organizata e Traktatit At lantiko Verior, që ne e njohim sipas akronimit anglofon NATO e më pak…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë