Një sërë zhvillimesh të nxitura kryesisht nga politika tensionuan marrëdhëniet ndëretnike në RMV

    Në vitin 2024 Maqedonia e Veriut u përball me një sërë incidentesh që kanë rritur tensionet ndëretnike në vend. Situata kulminoi gjatë festimit të 28 Nëntorit, ku pati disa incidente të ndërlidhura me përdhosjen e flamujve shqiptarë e shtetërorë.

    Në Shkup një grup individësh grisën flamurin shtetëror, ndërsa në disa raste të tjera u raportua heqja ose përdhosja e flamurit shqiptar.

    Këto raste çuan në arrestimnin e 17 personave dhe masë diciplinore ndaj policit që hoqi flamurin shqiptarë në Kumanovë.

    Tensionet ndëretnike nuk munguan as në sport. Ndërsa Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, vendosi që dy ndeshjet e fundit të pjesës së parë të sezonit 2024-2025 të zhvillohen pa prezencën e publikut.

    Këto veprime shkaktuan reagime të ashpra nga autoritetet dhe partitë politike, duke thelluar ndarjet ndëretnike.

    Nga njëra anë, kreu i  BDI-së dërgonte letra duke bërë thirrje për ruajtjen e marrëdhënieve ndëretnike. Kreu i LSDM-së bënte thirrje për takim liderësh për gjendjen e sigurisë në shtet. Ndërsa nga ana tjetër, pushteti akuzonte përfaqësuesit e partive në opozitë se po manipulojnë të rinjtë për të shkaktuar incidente dhe për të destabilizuar vendin.

    Një tjetër temë e nxehtë në skenën politike që nxiti tensione ndëretnike dhe debate të ashpra në Kuvend ishte Ligji për Branitellat.  Në fillim të shtatorit LSDM dorëzoi në Kuvend propozim ligjin për të drejtat e veçanta për branitellat, por u kundërshtua nga partitë shqiptare që kërkonin paralelisht me statusin e “branitellave” të rregullohet edhe statusi I ish ushtarëve të UÇK-së.  Ligji nuk u shqyrtua në Komisionin për Çështje Sociale, për shkak se kryetarja e komisionit Ilire Dauti, nga Fronti Evropian, refuzoi ta vendosë në rend dite. Kundër këtij ligji ishin partitë shqiptare në parlament, ndërsa i njejti gëzonte mbështetje nga partitë maqedonase. Në nëntor pati përpjekje të reja dhe bllokada të vazhdueshme dhe edhe në fund të vitit këtij ligjit nuk iu gjet zgjidhje.

    Më 9 tetor Gjykata kushtetuese shfyqizoi balancuesin, mekanizmin që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucionet shtetërore. Ky vendim prek edhe punësimet në administratën publike dhe shkaktoi një sërë reagimesh në opinionin.

    Një tjetër mollë sherri që shkaktoi tensione ndëretnike në vend ishte edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve. Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte objekt shqyrtimi nga Gjykata kushtetuese , pas pesë vitesh qëndrimi nëpër sirtarët  e gjykatës. Fillimisht u fol se objekt shqyrtimi do të jenë vetëm 2-3 nene, pastaj rezultoi se i gjithë ligji është i kontestueshëm përveç nenit 1 që i referohet ligjit për përdorimin e maqedonishtes. Pas reagimeve të shumëta në opinion, Gjykata e prolongoi lëndën e përbërë nga disa nisma që kontestojnë nenet e ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa lënda do të jetë në seancën e ardhme në mars të 2025-tës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ballkani në ethet e zgjedhjeve

    Lajmi i rradhës

    Mungon “Veriu” në 1/4 e patentë shoferëve, policia solidarizohet me vërejtje ndaj vozitësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë