MPB njofton se nesër do të ketë regjim të ndryshuar komunikacioni për shkak të marshit protestues

    Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në Shkup, nesër në periudhën nga ora 18:45 minuta deri në ora 20:30, për shkak të marshit protestues, Njësia për siguri në komunikacion pranë SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit.

    Protesta do të fillojë në ora 18:45 minuta para Ministrisë së Punëve të Jashtme, në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë ”, përmes rrugës “11 Tetori”, rruga “Dimitrie Çupovski”, rr. Rruga “Vasil Glavinov”, më pas përmes bulevardeve “VMRO” dhe “Ilinden”., para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    MPB u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit e uniformuar policor përmes rrugës ku zhvillohet ngjarja, me qëllim të zhvillimit të sigurt dhe pa pengesa të komunikacionit.

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Mbajtja e zgjedhjeve pas 17 tetorit nuk është kundër Kushtetutës

    Lajmi i rradhës

    Bota nuk është e përgatitur për mot ekstrem

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë