Vazhdojnë përplasjet për mungesën e ilaçeve dhe terapisë në onkologji. Opozitarja LSDM kërkon që autoritetet të ndërmarrin përgjegjësi, të formojnë shtab krize dhe ta zgjidhin këtë problem. Ata përsërisin kërkesën për dorëheqje të menjëhershme të drejtorit të Onkologjisë, atij të fondit dhe ministrit të shëndetësisë Taravari.
Nga VMRO-DPMNE nga ana tjetër organizuan një panel diskutimi të titulluar “Fuqia e Ilaçeve, jetë ose përfitim” për të diskutuar pikërisht për këtë çështje. Në këtë panel diskutim u tha se në skandalin në onkologji nga ana e komisionit anketues janë konstatuar shumë shkelje të neneve të ligjeve, ndërsa deputeti Petar Risteski nënvizoi se situate në onkologji është rezultat I lëshimeve të ministrisë së udhëhequr nga socialdemokratët.
“15:38 Ministria ka bërë lëshim të madh që absolutisht në mënyrë tendencioze në këtë rast, sepse përskaj shumë lëshimeve, ajo më bazike në këtë problem të onkologjisë, është se ministria si organ që duhej të kryej mbikëqyrje mbi punën e klinikës, ka lejuar atje suspendimin e të gjitha mekanizmave kontrolluese. Atje në të gjitha vitet ku ka mbizotëruar kaosi, aspak nuk ka funksionuar kolegiumi profesionial, që duhej të kryej planifikimin për blerjen e ilaçeve, të ilaçeve të shtrenjta, terapinë biologjike. Një person ka luajtur rolin e Zotit në klinikë dhe ka vendosur se kush do të jetojë dhe kush do të vdes”, tha Petar Risteski, VMRO-DPMNE .
“Pushteti të formojë shtab krize dhe urgjentisht të sigurojë terapinë e nevojshme dhe më pas të bëj plan afatgjatë për sigurimin e kësaj terapie të rëndësishme për jetën. Askush nuk ka të drejtë të rrezikojë jetë, për golgotën nëpër të cilën kalojnë pacientët e onkologjisë duhet të ketë përgjegjësi”, u shpreh Belkisa Zeqiri, LSDM.