DITA BOTËRORE E HIXHABIT | Gratë që sfidojnë paragjykimet nëpërmjet mbulesës

    Përgatiti: Sumeja Hamzi

    Dita Botërore e Mbulesës erdhi si fushatë botërore që u bë mrojtje e këtij adhurimi që po iu cënohet grave muslimane në mbarë botën. Dita Botërore e Mbulesës erdhi me synimin për të ritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar të drejtën e grave muslimane për të mbajtur mbulesën pa paragjykime dhe pa diskriminim.
    Dita botërore e Mbuleses ka për qëllim të promovoje tolerancën fetare, mirekuptimin dhe lirinë e zgjedhjes.

    Hixhabi ose mbulesa ne Islam është shumë më tepër se një copë pëlhure dhe një kod veshjeje, ai është simbol i besimit, dinjitetit, guximit dhe fuqizimit. Dita Botërore e Mbulesës shënohet në më shumë se 150 vende të botës dhe ka marrë mbështetje nga aktivistë, organizata dhe personalitete të ndryshme.

    Nistori sjellë tre personalitete të ndryshme nga tre vende të ndryshme, Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës dhe nga Maqedonia e Veriut. Flitet për tre gra te cilat janë zëri i çdo gruaje që mbartë mbulesen, tre gra intelektuale që çdo ditë dëshmojnë se mbulesa nuk është pengesë që ato të jenë të suksesshme në profesionet e tyre dhe aq të guximshme kundrejt çdo paragjykimi shoqëror.

    Vlera Bokshi Ukmata është psikologe dhe autore e “Podcast me Vlerën” në Kosovë. Ajla Xhemaili Musliu është mjeke në Spitalin Klinik të Gostivarit dhe Elira Xhaferi, përveçse është mjeke, është edhe studiuese e gjuhës shqipe. Ajo është diplomuar me nivelin “Bachelor” në Gjuhë dhe Letërsi si dhe me “Master Shkencor” në Gjuhësi në Fakultetin e Filologjisë dhe Historisë në Tiranë. Menjëherë pas këtij cikli, është diplomuar edhe për mjekësi në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

    Nistori: Cilat janë disa nga sfidat që përballen gratë me mbulesë në industrinë e gazetarisë?

    Vlera Bokshi Ukmata: Gratë me mbulesë sot nuk përballen më me sfidat që kishin para 10 ose më shumë vitesh, dhe kjo vlen jo vetëm në fushën e gazetarisë, por në të gjitha aspektet e jetës.
    Sfida e vetme sot, nëse mund të quhet e tillë, janë komentet në rrjetet sociale, ku një kategori njerëzish ende nuk e pranojnë realitetin se një vajzë apo grua me shami mund të japë kontributin e saj në shoqëri, përfshirë edhe në media. Për shkak të kësaj, shpesh përballen me ofendime.

    Nistori: Si e shihni rolin e mediave në lidhje me gratë që mbulohen dhe sfidat me të cilat ato përballen në shkollë, punë, shoqëri. A mendoni se mediat i trajtojnë mjaftueshëm këto tema?

    Vlera Bokshi Ukmata: Mediat e trajtojnë çështjen e mbulesës, por jo gjithmonë nga këndvështrimi i duhur. Ndonjëherë, mbulesa diskutohet me një qasje paragjykuese, në vend që të trajtohet si një çështje e të drejtave. Megjithatë, ajo që ka rëndësi është se mbulesa tashmë është pjesë e diskursit mediatik, dhe vajzat/gratë me mbulesë janë aktive në shoqëri.

    Nistori: Të ka ndododhur që në shoqërine ku bashkëvepron të shohin mbulesën si një simbol të shtypjes ose dominimit të grave, dhe çfarë ke bere për të ndryshuar këtë perceptim?

    Vlera Bokshi Ukmata: Kam pasur raste kur kolegët e punës kanë menduar se jam e shtypur për shkak të shamisë, por me kalimin e kohës, perceptimi i tyre ka ndryshuar plotësisht.

    Nistori: Tashmë në Kosovë po organizohet çdo vit “World Hijab Day” Si do të ndikonte kjo në ndryshimin e perceptimeve dhe ligjeve që kanë të bëjnë me besimet dhe kulturën në Kosovë?

    Vlera Bokshi Ukmata: Dita Botërore e Hixhabit (World Hijab Day) mendoj se ka ndihmuar në ngritjen e vetëdijes dhe sensibilizimin mbi çështjen e mbulesës. Megjithatë, mendoj se kur mbulesa të mos shihet më si një pengesë në shoqëri, nuk do të ketë nevojë të vazhdojë si një traditë. Për momentin, megjithatë, po e përmbush mirë misionin e saj.

    Nistori: Cili është mendimi juaj mbi përhapjen e praktikës së mbulesës në shoqërinë tone (RMV) dhe ndikimi që ka ajo në perceptimin e lirisë së individëve?

    Dr. Ajla Xh. Musliu: Ne zakonisht flasim se si më herët njerëzit kanë patur shtypje shoqërore për të praktikuar atë që e praktikon shoqëria përreth. Por, sot po jetojmë në një kohë ku theks të veçantë ka vetë uni i njeriut dhe çdokush dëshiron të veprojë sipas qejfit të vet, pa mos u ngushtuar nga presioni shoqëror apo familjarë. E pikërisht në këtë kohë kemi rritje të numrit të vajzave të cilat në moshë më të re vendosin me vetëdëshirë të mbulohen. Atëherë parashtrohet pyetje, a ka qenë më herët mbulesa imponim nga prindërit, nga burri apo nga shoqëria, ose ka qenë një bindje personale për të kënaqur Krijuesin tonë?

    Nistori: A mendoni se mbulesa mund të shihet si një shprehje e identitetit të gruas dhe si ndikon kjo në rritjen e vetëbesimit dhe fuqizimin e saj?

    Dr. Ajla Xh. Musliu: Është fakt se mbulesa sot është një sfidë shumë më e madhe se sa në periudhën e gjysheve tona e më herët. Sepse sot po shohim një promovim të hatashëm të zhveshjes nëpër të gjitha rrjetet sociale dhe mediat. Dhe nën të gjitha këto presione të jashtme, duhet një guxim i hatashëm karakteri dhe vetbesimi për të vendosur mbulesën. Një vajzë e re që këtë obligim fetar e kryen në ditën e sodit si një vendim personal, mund të themi lirisht se kemi të bëjmë me një personalitet të formuar me të cilën ke kënaqësi të bisedosh.

    Nistori: Të ka ndododhur qe në rrethin tënde të shohin mbulesën si një simbol të shtypjes ose dominimit të grave, dhe çfarë ke berë për të ndryshuar këtë perceptim?

    Dr. Ajla Xh. Musliu: Mendoj se ky mentalitet fillimisht ka ardhur si një sulm i jashtëm nga ata që nuk kanë qenë muslimanë dhe nuk kanë ditur shumë rreth Islamit. Fatkeqsisht, ky mendim ka depërtuar edhe tek shoqëria muslimane e cila u ballafaqua me presionin e komunizmit ndaj fesë. Ndërsa sot kemi sulmet e ateizmit të cilat vazhdojnë promovimin e kësaj ideje. Ky mentalitet nuk mund të shkëputet lehtësisht nga shoqëria jonë dhe padyshim se e kam hasur shpesh si problematikë. Nëse unë do e largoja mbulesën vetëm për t’ju vërtetuar atyre se jam e lirë të vendosi, atëherë unë këtë nuk do e bëja nga liria por pikërisht nga shtypja e tyre. Besoj se e kuptoni se sa e vështirë është të argumentohet kjo çështje pa mos e përjetuar këtë personi me të cilën bashkëbisedojmë. Sadoqë të mundohemi t’ja shpjegojmë një të verbëri se si duket ngjyra e kuqe, asnjëherë nuk do e kuptojë pa mos ja shëruar verbërinë që të mund ta sheh me sytë e tij.

    Nistori: A ka pasur raste ligjore në Shqipëri që lidhen me mbulesën dhe lirinë e njeriut (si p.sh rastet në Kosovë që i ndalonin vajzat me shami nëpër shkolla)?

    Dr. Elira Xhaferi: Në Shqipëri, çështja e mbajtjes së shamisë në institucione arsimore publike nuk ka qenë objekt i ndalimeve të qarta ligjore si në disa vende të tjera. Kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit dhe të shprehjes fetare, duke krijuar një mjedis ku individët kanë të drejtë të praktikojnë besimin e tyre pa ndërhyrje. Megjithatë, ka pasur raste të izoluara ku nxënëse me shami janë përballur me sfida në shkolla publike. Këto situata shpesh janë trajtuar në nivel institucional dhe nuk janë bërë publike.

    Nistori: A ndihesh e lirë në zgjedhjen që ke bërë dhe çfarë të motivon që ta mbash shaminë?

    Dr. Elira Xhaferi: Ne rradh te parë gjithsecila ka të drejtë të ketë lirin e zgjedhjes dhe ta mbaj shaminë me krenari pa u ndjer e paragjykuar. Pastaj mënyra se si ndihesh varet nga shumë faktorë, si arsyeja pse e mban, mjedisi ku jeton dhe si te trajton shoqëria. Mbajtja e shamis është vetëm se zgjedhja e ime personale, kam mbi 9 vite me të e kjo më bën të ndihem e fuqizuar dhe e lidhur me besimin dhe identitetin tim. Në këto vite nuk ka pasur as edhe një moment të vetëm që të jem penduar përkundrazi e shoh si një shprehje të vlerave të mia dhe një mënyrë se si dua të paraqitem , indetinfikohem në shoqëri. Sa I përket reagimit te shoqërisë, ne një mjedis ku shamia respektohet dhe pranohet, absolutisht do të ndihesha më rehat dhe e sigurt. Por dhe kur jam përballur me paragjykime ose kufizime, jam ndjer e sfiduar por kurr e përjashtuar madje më është shtuar krenaria , modestia për mbulesën time, çfarë më motivon është vetëm se bindja dhe kënaqesia ndaj Allahut!

    Nistori: Cili është mendimi yt për diskutimet dhe debatet që ndodhin në lidhje me mbulesën në nivel global?

    Dr. Elira Xhaferi: Mendimi im është që çështja nuk duhet të jetë pro apo kundër mbulesës, por garantimi i lirisë që gratë të zgjedhin vetë, pa presion apo ndalesa të imponuara bazuar kjo jo në dëshiren time por në Konventat për të Drejtat e Njeriut, si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, te cilat mbrojnë lirinë e besimit dhe të shprehjes. Këto dokumente theksojnë se çdo person duhet të ketë të drejtën të zgjedhë lirisht bindjet dhe mënyrën e jetesës pa diskriminim apo kufizime të padrejta nga shteti apo shoqëria. Prandaj, debati mbi mbulesën nuk duhet të fokusohet te ndalimi apo imponimi i saj, por te sigurimi i lirisë së zgjedhjes për gratë.

    Nistori: Si do të ndikonte Dita Botërore e Mbulesës në ndryshimin e perceptimeve dhe ligjeve që kanë të bëjnë me besimet dhe kulturën në Shqipëri?

    Dr. Elira Xhaferi: Në rradhë të parë dua të theksoj se në Islam nuk ka një ditë të specifikuar që të festohet mbartja e shamis apo të promovohet, ndryshe ne islam kjo njihet si shpikje për të cilën muslimanja duhet të tregohet e kujdesshme çdo ditë e muslimanes me shami është festë dhe promovim, por si në mjekësi që kemi ditën boterore te x sëmundje për të cilën flasim gjer e gjatë e kjo sdo të thotë që vetëm në atë ditë është vëmendja për atë sëmundje Ligjërisht, ndonëse Shqipëria garanton lirinë e besimit, kjo ditë mund të shtyjë për politika më gjithëpërfshirëse që mbrojnë nga diskriminimi dhe sigurojnë liri të plotë zgjedhjeje për gratë në jetën e përditshme. Per mua shume e rendesishme eshte ndikimi qe ka kjo dite në perceptimet shoqërore: 1. Rritja e Ndërgjegjësimit dhe Tolerancës – Organizimi i aktiviteteve për këtë ditë mund të ndihmojë në sqarimin e keqkuptimeve mbi mbulesën dhe të forcojë lirinë fetare si pjesë e diversitetit kulturor në Shqipëri. 2. Lufta Kundër Stigmatizimit – Disa gra me mbulesë në Shqipëri ndihen të paragjykuara, veçanërisht në vende publike apo në tregun e punës. Promovimi i një dialogu më të hapur mund të ndihmojë në zvogëlimin e këtij fenomeni.
    3. Ndikimi te Rinia – Kjo ditë mund të ndikojë në perceptimin e brezave të rinj, duke nxitur një qasje më të hapur dhe më gjithëpërfshirëse ndaj diversitetit fetar dhe po ashtu mund të shërbej dhe si një edukim përmes informacionit masiv për muslimanët që ende se kan marr këtë vendim. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Një reflektim mbi epokën trumpiane

    Lajmi i rradhës

    Pas presionit publik — Gjykata publikoi vendimin për Jovanovin, i cili shmangu burgun për lëndë narkotike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë